Adele parakalon Pink Floyd

Albumi i Adele "21"
Harrojeni Rolling in the Deep, Adele po ngjitet. Albumi i saj 21 është tashmë i shtati ndër më të shiturit në Britaninë e Madhe për të gjitha kohërat. Në këtë mënyrë ajo ia ka kaluar grupit legjendar Pink Floyd sa i takon shitjeve të albumit të vitit 1973 the Dark Silde of the Moon.
Albumi, pjesë e të cilit janë hitet Rumour Has It dhe Someone Like You, është shitur deri tani më shumë se 4.1 milion kopje.
Tashmë albumi i Adele ndodhet vetëm 12 mijë kopje larg vendit të gjashtë, që e mban Dire Straits me Brothers In Arms. /F.S/
10 albumet më të shitura të të gjitha kohërave në Britani:
1 – Greatest Hits – Queen – 5,864,000 kopje të shitura.
2 – Sgt Pepper’s Lonely Hearts Club Band – The Beatles – 5,045,000 kopje të shitura.
3 – Gold: Greatest Hits – ABBA – 4,992,000 kopje të shitura.
4 – (What’s The Story) Morning Glory? – Oasis – 4,520,000 kopje të shitura.
5 – Thriller – Michael Jackson – 4,272,000 kopje të shitura.
6 – Brothers In Arms – Dire Straits – 4,154,000 kopje të shitura.
7 – 21 – Adele – 4,142,000 kopje të shitura.
8 – The Dark Side Of The Moon – Pink Floyd – 4,116,000 kopje të shitura.
9 – Bad – Michael Jackson – 3,960,000 kopje të shitura.
10 – Greatest Hits II – Queen – 3,888,000 kopje të shitura.