Pacolli i lodhur nga politika

Foto: Kushtrim Tërnava (Express)
Behxhet Pacolli edhe pse zv.kryeministër ia ka hedhur të gjitha përgjegjësitë kryeministrin Hashim Thaçi sa i takon vendosjes së fusnotës në emërtimin e Kosovës në takimet rajonale. Nuk është punë e imja dhe nuk jam pjesë e asaj dhe nuk dua të jem pjesë e saj. Fusnota është trajtuar prej Kryeministrit dhe ai e di më mirë këtë proces.
Kryeministri praktikisht e ka marrë përgjegjësinë për atë, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare, është shprehur Pacolli në një intervistë për të përditshmen kosovare Express. Megjithatë ai i del në mbrojtjen fusnotës duke thënë se Kosova me këtë fusnotë do të marrë pjesë në të gjitha nismat rajonale. Qeveria ka plan që të mos e lejojë Serbinë ta keqpërdorë fusnotën dhe Rezolutën 1244.
Biznesmeni i sukseshëm shprehet se është i lodhur nga politika. Në këtë prizëm ai është pektik sa i takon kandidimit për President. Ende nuk kam vendosur nëse do të kandidoj për President të Republikës. Po e pres përfundimin e ndryshimeve kushtetuese…, thotë kreu i AKR-së. Unë nuk jam i interesuar për postin e Presidentit në këtë kohë, kur ndodhin gjithë këto prapaskena, ndërskamca… Jam i lodhur prej kësaj politike. /F.S/