E Shtunë, 31 Tetor 2026

Adelina Berisha: Do padis motrat Greta dhe Eni Koçi

Adelina Berisha, u vu në qendër të vëmendjes së mediave gjatë javës që lamë pas pas publikimit të disa fotove që e shfaqnin këngëtaren gjatë një performance. Në fakt fotot ishin në rregull por komenti që i shoqëronte ato nuk shkonte. Pikërisht cilësohej se këngëtarja e re nuk kishte veshur të mbathura. Më shumë kjo fjali, sesa vetë fotot bënë më tej xhiro në gjithë sitet e lajmeve rozë në Shqipëri dhe Kosovë. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Adelinës, e cila këtë herë ka vendosur edhe si autore të kësaj ngjarjeje dy kolege të saj. Pikërisht motrat Greta dhe Eni Koçi. Gjatë një prononcimi për “Telegrafi-n“ në Kosovë, Adelina ka thënë se pas gjithë këtyre fotove fshihen dy motrat nga Shqipëria, këngëtaret Greta dhe Eni Koçi. Sipas Adelinës motrat Koçi ushtrojnë një xhelozi ndaj këngëtares dhe këto shkrime dhe foto kanë dalë pikërisht nga duart e tyre. ”Prej një kohë të gjatë motrat Koçi dëshirojnë të ‘kapen’ me mua. Ato janë duke publikuar shkrime dhe foto jo të këndshme për mua në një gazetë që ato e menaxhojnë në Shqipëri. Këto foto janë postuar edhe në mediat kosovare. Nuk është e vërtet që unë kam dal pa të brendshme në koncert. Kam pasur veshur një mini-fund, por kam pasur veshur të brendshme”, ka thënë Adelina. Adelina ka pohuar se e gjithë kjo ‘rrëmujë’ ka lindur sepse Greta dhe Eni janë shumë ziliqare ndaj Adelinës sepse ajo ka më shumë famë dhe më shumë fansat se ato dyja. “Unë që e vogël merrem me muzikë. Kam shumë më shumë fansa se ato, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Unë nuk kam dashur të reagoj deri tash sepse kam menduar që do të ndalen, por kjo e fundit nuk ishte aspak e ‘lezetshme’”. “Unë do t’i padis në gjyq dhe jam shumë e bindur që do ta fitoj sepse të gjitha çfarë ato janë duke i thënë për mua si dhe fotot që janë postuar nuk janë të vërteta, dhe në fund unë do të dal fituese”, ka thënë Aelina për “Telegrafi”-n. Lufta mes kolegeve këngëtare është bërë mëse e dukshme kohët e fundit. Nëse më parë ato mbeteshin në kufijtë e personales, tashmë ato vetëpublikohen nga artistet. Kjo edhe për arsye sepse përmasat janë edhe më të mëdha sesa në kuadrin e thashethemeve. Kujtojmë këtu marrëdhënien dashuri-urrejtje-falje-gjyq të këngëtareve Rezarta Shkurta e Rozana Radi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›