E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elvana tund Kosovën me hitet e saj

“Është momenti im”! kështu e ka komentuar vetë këngëtarja e suksesshme këtë periudhë të artë të karrierës së saj. E justifikueshme. Pas një morie Hitesh, ky vit ka shënuar një majë të suksesit të artistes; çmimi i parë në edicionin e tetë të Festivalit “Top Fest” me këngën “Me ty”, klipi ritmik “Kudo që jam” dhe së fundi kënga “Afër dhe larg”. Pa lënë pa përmendur këtu edhe rikthimin në remiks të këngës së suksesshme “Dhe zemra ndal”, me të cilën Elvana mori çmimin e dytë në festivalin “Kënga Magjike 2009”. Koncertet e fundit të artistes janë fokusuar në Kosovë, ku sot sjellim disa foto, që e shfaqin Elvanën në dy koncerte. Ngjyra e preferuar e saj në të dy rastet ka qenë e bardha, që i vë në dukje jo pak ngjyrën e plazhit, ndërsa bie në sy edhe për stilin ekstravagant të tyre. Sigurisht mes të tjerave, veshja ka qenë një pikë e fortë e Elvanës, me të cilën ka dominuar gjithmonë. Elvana ka pasur një tur koncertesh në Kosovë e Maqedoni. Ajo ka qenë present në Gjakovë, Prizren, Pejë, Gjilan, Kamenicë, Vushtrrin, Istogun, Mitrovicë, Kërçovë, Strugë, Ferizaj, të cilët i ka falenderuar edhe përmes profilit të saj në Facebook “për mbrëmjet e paharrueshme”, që i kanë falur! Pas tyre sot në mbrëmje Elvana do të jetë në Durrës për të vijuar më pas në Shëngjin, e Velipojë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›