"Adelina nuk ka ne plan te martohet"
"Nuk ka asgje te vertete, te gjitha jane genjeshtra, genjeshtra dhe vetem genjeshtra", shprehet Mona, nena e Adelina Ismailit, e cila eshte dashur te reagoje per te mohuar spekulimet se vajza e saj po martohet. Javet e fundit, edhe neper mediet shqiptare po qarkullojne thashetheme se Adelina Ismajli do te martohet me nje biznesmen, pronar i nje lokali ne Zvicer, mirepo nena e saj i mohon kategorikisht keto spekulime. "Adelina nuk e ka ne plan te martohet. Keto jane vetem vazhdim i spekulimeve qe kane renduar mbi vajzat e mia. Nuk e di perse nuk flitet per gjera te bukura per arritjet e tyre, por gazetaret fokusohen ne 'berjen' e lajmeve", eshte cituar Mona nga gazeta kosovare "Infopress". Kengetarja shume e njohur kosovare, aktualisht gjendet me pushime ne njerin nga vendet me te bukura ne Evrope, ne rivieren franceze te Saint Tropez. Kengetarja vijon te kete linja perfekte edhe pse vitet bejne punen e tyre. Nga fusha profesionale, edhe pse e ka mbajtur te fshehte, Adelina tashme eshte zyrtarisht nje anetare e SUISA-s, qe do te thote se ajo eshte tanime nje kengetare evropiane e mbrojtur me ligj nga agjencia i te drejtes autoriale evropiane, SUISA. Flitet qe kenga dhe klipi qe po pergatit Adelina, do te mbahet mend gjate.