TEST/ Si i perballoni krizat?
Nese ndonjehere ne jete perballeni me situata krize, a do te jeni te afte qe ta shfrytezoni rastin per ta perballuar ate pozitivisht? Pergjigjen mund ta gjeni ne kete test te vogel, te pergatitur nga psikologu amerikan Kolter O'Konel. Pra, eshte e favorshme qe te dini se si do ta zgjidhni a perballoni krizen para se t'ju lajmerohet. Nese jeni te vetedijshem se cili do te jete reagimi juaj, atehere mund ta ndihmoni veten duke reaguar ne situata te rastesishme. Per cdonjeren nga situatat e ardhme zgjidhni nga nje pergjigje, me pas shikoni komentet te cilat i dha eksperti i lartpermenduri.
1. Fqinjet tuaj jane ne udhetim. Dy meshkuj, jo te rendomte, nga shtepia e tyre nxjerrin TV-ne. Ju doni:
a) Te therrisni policine
b) T'i ndiqni e te bertisni: kapni hajdutet
c) Do te kishit gjykuar se jane nga TV-servisi, pa ndermarre konkretisht asgje
2. Jeni duke ngare veturen dhe shihni se si vajza e fqinjit tuaj, e nisur per ne shkolle, hyn ne veturen e nje te panjohuri. C'beni ne kete rast:
a) I shenoni targen dhe i telefononi prinderve te saj
b) Do te mendoni se eshte ndonje i aferm i saj
c) Do te ndiqni veturen
3. Jeni duke dale nga dyqani, kur befas ju ndalon nje njeri duke ju treguar kartelen e punetorit te sigurimit te dyqanit dhe qe ju akuzon per vjedhje. Ju:
a) Do te qani nga halli,
b) Do te qeshnit per kete cmenduri,
c) Do te egersoheshit
4. Enderroni se banesa juaj ka marre flake dhe befas zgjoheni dhe nuhatni aromen e tymit. Atehere do te:
a) Ngriheni per te pyetur se c'eshte ajo ere,
b) Vraponi neper korridor per te alarmuar familjaret
c) I thoni vetes: "eshte vetem nje enderr e keqe" dhe do te vazhdoni gjumin
5. Qendroni te shtrire ne plazh kur degjoni nje femije duke kerkuar ndihme, dhe me pas e shihni se si perpelitet mes dallgeve. Ju do te:
a) Vinit ne perfundim se prinderit e tij do ta zgjidhin problemin
b) Vraponi per ta ndihmuar
c) Provoni per ta shpetuar
6. Jeni vetem ne mbremje, ne shtepi, dhe ju duket se degjoni dike ne dhomen tjeter. Ju:
a) Do te fikni driten dhe do te fshiheni
b) Do te therrisni ne ndihme nga dritarja
c) Do te rrembeni ndonje send dhe ta hetoni shtepine
7. Jeni duke ngare veturen naten dhe befas ju shperthehet goma. Rezerven nuk e keni. Ju:
a) Do te dilni dhe do te vazhdoni rrugen ne kembe,
b) Do te ndizni dritat, do te mbylleni perbrenda dhe do ta prisni ndonje veture tjeter,
c) Do te shtriheshit ne karrigen e prapme dhe do te binit ne gjume
8. Hapni rastesisht letren e bashkeshortit/es tuaj dhe vereni se qenka leter dashurie, derguar nga ndonje qe as nuk e keni ditur se ekziston. Ju:
a) Do te dilni ne perfundim se eshte ndonje loje pa kripe
b) Do te kerkonit ndarjen
c) Do te kerkonit bisede te hapur per kete problem
TABELA E REZULTATEVE
Pergjigjet PIKET
A) 1, 2, 3, 4, 5, 6, 7, 8
B) 2, 2, 1, 2, 3, 3, 1, 3
C) 1, 3, 3, 1, 2, 2, 2, 1
8-12 pike: Reagoni shume shpejt. Ne situatat e krizes, se pari duhet te mendoni se nevojitet te reagoni me qetesi. Numeroni deri ne dhjete dhe atehere vendosni per mundesite e reagimit me te mire.
13-18 pike: Eshte shume mire qe, kur afrohet ndonje moment krize, te qellon afer ndonje person si ju. Ju i vleresoni gjerat mire dhe gjithmone ndermerrni hapa ideale. Gjithnje mendoni me kthjelltesi dhe e parandieni krizen.
19-24 pike: Ju jeni nje person shume optimist, i bindur se cdo gje do te perfundoje si ndonje film me "happy end". Shpesh beni leshime dhe kur e shihni se eshte vone per te reaguar, bini ne depresion. Detyrojeni veten qe te mendoni per situatat e mundshme te krizes, si dhe per pjesemarrjen tuaj ne to, para se t'ju mbyllen rruget.