Xhentili, Besnik Mustafaji
Tashmë duket se lidhjet e tij me politikën janë shkëputur plotësisht. Edhe sot në faqet e gazetës “Mapo” vjen me një foto nga një aktivitet letrar. Një takim lexuesish me poezinë. Por ajo që bie në sy është sjellja e tij ndaj femrave, gjithmonë si një kavalier i vërtetë. Ish-politikani Besnik Mustafaji shfaqet ndërsa takon mikeshën e tij Elvana Zaimi (bashkëshorte e poetit Agron Tufa), ku me xhentilesën e huazuar nga Franca (vend ku ka jetuar për disa vjet), ka vjedhur edhe këtë puthje dore që u bëhet damave në botën perëndimore. Një aspekt mashkulli xhentil, që bën përshtypje e që nuk mund të kalonte pa u vënë re nga ne.