E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi: Kongresi i Manastirit ngjarja më e shënuar e popullit shqiptar

Zv/kryeministri i Republikës së Maqedonisë, z. Abdilaqim Ademi sot në Manastir mbajti fjalim me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e 100 vjetorit të Kongresit të Manastirit. "Sot erdhëm këtu për të përkujtuar 14 nëntorin e vitit 1908, ngjarjen më të madhe të asaj kohe që u bë në qytetin tuaj të nderuar - Manastir. Sot e 100 vjet më parë Manastiri ishte qendër e tubimit më të lartë të intelektualëve shqiptarë të kohës. Ishte Manastiri ai që i mblodhi të gjitha shoqatat shqiptare kudo që ato gjendeshin për ta vënë vulën e parë në ndërtimin e mëtejshëm intelektual e kombëtar të shqiptarëve.U bë ajo që do ta shënojë kthesën më të madhe të popullit tonë. U hapën rrugët që të gjithë njësoj, me një alfabet të komunikojmë ndërmjet veti, pavarësisht nga dallimet e dialekteve dhe përkatësisë fetare", deklaroi Ademi. Ademi tha se 100 vjet më parë u mblodhën historianët: myslimanë, të krishterë, synitë, bektashinj, ortodoksë, katolikë, protestanë, toskë, gegë, çamë, lab, etj. Ishin të kësaj përbërje sepse parimi i kongresit ishte "një komb, një gjuhë, një alfabet". "Është Kongresi i Manastirit ngjarja më e shënuar në historinë e popullit tonë. Kjo ngjarje, së bashku me ngritjen e flamurit katër vjet më vonë, paraqesin dy ngjarje që janë shtyllë dhe nyje lidhëse të pashkëputshme të kombit tone", theksoi ai. Zëvendëkryeministri tha se për shqiptarët Manastiri ka peshë historike. "Sot gjendemi në qytetin e konzujve. Por, për ne shqiptarët ky fakt nuk është me aq domethënie. Për ne Manastiri e ka peshën historike sepse këtu ndodhi kthesa e madhe që ua hapi dritën të gjitha gjeneratave tona të mëvonshme. Është ky qytet ku u soll vendimi i madh i alfabetit unik. Nga këtu nisi historia e arsimimit dhe ardhmërisë sonë kombëtare", Shto Ademi. Ademi tha se rrjedhat e historisë bënë që në periudha të ndryshme të ndodhin edhe lëvizje të mëdha të popullsisë, dhe siç dihet Manastiri sot fatkeqësisht nuk është qyteti i dikurshëm i grumbullimit të intelegjencës shqiptare. "Ne sot po ballafaqohemi me sfida të ndryshme të kohës të cilat na mban shpresa se me një angazhim më cilësor e më unik do ta arrijmë ti vemë në binarë të shëndoshë. Në këtë drejtim po bëjmë përpjekje që edhe shoqatat e ndryshme shqiptare që veprojnë në këtë rajon të shtojnë aktivitetin me çka do të përmbushin edhe obligimet e veta që i kanë të përcaktuara me programe", tha ai

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›