Pritet normalizimi marrëdhënieve Serbi -Maqedoni
Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç deklaroi se Serbia dëshiron marrëdhënie më të mira me Maqedoninë dhe Malin e Zi, por, qeveritë e këtyre vendeve duhet ta bëjnë hapin e parë. Tadiç tha se tash Serbia nuk duhet ti kthej ambasadorët e dy vendeve, por Maqedonia dhe Mali i Zi sipas tij duhet të dalin me propozim se cilët do të jenë ambasadorët e tyre të rinjë në Serbi. Pastaj Serbia do ta vlerësoj situatën dhe do të sjellë vendim adekuat, tha Tadiç. Presidenti i Maqedonisë, Branko Cërvenkovski tha se kjo deklaratë e presidentit serb për normalizimin e raporteve mes dy vendeve duhet të vlerësohet dhe shfrytëzohet. Ai e ftoi Qeverinë e Maqedonisë që në përputhshmëri me ligjin ti filloj konsultimet me presidentin për emërimin e ambasadorit të ri të Maqedonisë në Serbi.