Ademi: Maqedonia do ta njoh Kosovën
Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi, në një intervistë për agjencinë e lajmeve INA, deklaroi se Qeveria e Maqedonisë së shpejti do ta njohë Republikën e Kosovës.
“Ne disa herë e kemi theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisë do ta njohë Republikën e Kosovës dhe kjo do të bëhet shumë shpejt. Siç e dini qeveria e Maqedonisë njohu menjëherë pasaportat e reja të Republikës së Kosovës që paraqet një hap pozitiv dhe një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nuk mund të themë sakt se kur do të ndodhë edhe njohja e Republikës së Kosovës, por besoj së shpejti sepse jemi duke punuar në këtë drejtim”, tha Ademi.
Ai tha Qeveria e re do t’i kushtojë vëmendje të posaçme implementimit të Marrëveshjes së Ohrit si dhe plotësimit të kritereve për anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike.
Ademi në intervistën për agjencinë INA premton zgjidhjen e statusit të të gjithë të prekurve në luftën e vitit 2001.
Lidhur me çështjen e emrit ai theksoi se vazhdonë ta përkrahë emrin kushtetues të Maqedonisë.
Me zëvendëskryeministrin Ademi bisedoi gazetari i agjencisë së lajmeve INA, Dashnim Hebibi.
INA: Përshëndetje zv/ Kryeministër dhe ju urojmë detyrën tuaj. Cila është puna primare që do të kryeni gjatë 60 ditëshit të parë?
Abdilaqim Ademi: Faleminderit për urimin. Pozicionin në të cilin jam emëruar për mua paraqet përgjegjësi dhe obligim! Qeverinë e re të Maqedonisë e presim shumë punë. Ajo që meriton më shumë vëmendje është implementimi i Marrëveshjesë së Ohrit, plotësimi i kritereve që kërkohen për anëtarësim të vendit në strukturat euroatlantike, zhvillimi ekonomikë e kështu me rradhë. Kur jemi te implementimi i Marrëveshjesë së Ohrit, për të cilën gjë jam i angazhuar unë drejtpërdrejtë, dëshirojë të theksoj se ky është njëri nga prioritet kryesore të Qeverisë. Për qasjen serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit të kësaj përbërje parlamentare flet edhe miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe, ligj ky i cili burron nga dokumenti i Ohrit dhe është shumë me rëndësi për shqiptarët këtu në Maqedoni. Pastaj, për herë të parë nga Qeveria organizohen manifestime të ndryshme me rastin e shtatë vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.
INA: Cili është bashkëpunimi juaj me z.Nikolla Gruevski dhe mendoni se brenda këtij mandati që do ta keni, obligimet që dalin nga Marveshja e Ohrit dhe nga kushtetuta e Maqedonisë, do të zgjidhjen, kur dihet se këto i keni ngrit para kualicionit?
Abdilaqim Ademi: Bashkëpunimi me kryeministrin Nikolla Gruevski është i mirë sepse ky koalicion mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së është i natyrshëm sepse të dy subjektete politike ishin fituese në zgjedhjet e fundit të parakohshme parlamentare që u mbajtën në Maqedoni. Ne si subjekt politikë shqiptarë pjesë e qeverisë do të angazhohemi që të gjitha obligimet që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit të implementohen. Dhe kështu mbar kemi filluar sepse siç jeni të informuar menjëherë pas konsolidimit të parlamentit të ri u miratuar ligji për për pëdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni. Duke e ditur se realizimi i Marrëveshja së Ohrit është lidhur ngushtë për ardhmërinë e shtetit, ne si parti qeveritare, do bëjmë çmos që katërvjeçarin tonë si pjesë e qeverisë, ta përfundojmë me mbylljen e kësaj Marrëveshjeje. Pra, me realizimin e plotë të anës së saj juridike. Gjithashtu ne nuk do angazhohemi vetëm për sjelljen e ligjeve që dalin nga kjo Marrëveshje, por edhe për implementimin e plotë të tyre në jetën e përditshme.
INA: A do ishte e udhës që të formohet këshillit kombëtarë për eurointegrime që të lehtësojë Maqedoninë drejt integrimit të Maqedonisë në BE?
Abdilaqim Ademi: Duke pasur parasysh se Maqedonia ka prioritet integrimin e vendit në strukturat evropiane ky këshill është edhe një “aktorë” me rëndësi në procesin e integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Pra qëllim është që ky Këshill të aktivizohet sa më shpejtë në përputhje me rregulloren e kuvendit. Problemi që nuk është formuar deri më sot këshilli kombëtar për eurointegrime qëndron në faktin se në Parlament ka munguar opozita, kurse kryetar i këtij trupi duhet të jetë përfaqësues i opozitës.
INA: Për arritjen e koalicioni sigurisht që kanë kontribuar edhe SHBA-ja dhe BE, ku të dyja palët jeni thirrur që të tregoheni më fleksibil dhe të ketë kompromis. E shihni se do të mbahet fjala e dhënë me z.Gruevksi deri në fund të mandatit?
Abdilaqim Ademi: Formimit të qeverisë i kanë prir ë negociatat nga të cilat negociata ka dal edhe marrëveshja e koalicionit tonë të përbashkët gjatë mandatit katërvjeçar. Pra, kemi marrëveshje me zotin Gruveski për punën e ekzekutivit dhe ne do të angazhohemi në realizimin e saj në tërësi sepse kjo qeveri reflekton realitetin në Maqedoni që del nga zgjedhjet e fundit.
INA: Mendoni se rruga për integrimet e Maqedonisë në NATO dhe BE kalonë nëpër Ohër?
Abdilaqim Ademi: Marrëveshja e Ohrit është çelës i cili ia hap dyert Maqedonisë në rrugën drejtë integrimeve euro-atlantike. Si e tillë, kjo marrëveshje nuk është e
favorshme dhe e dobishme vetëm për shqiptarët, por për të gjithë qytetarët e këtij shteti. Prandaj edhe për realizimin e saj duhet të angazhohen të gjithë subjektet në këtë shtet. Është e vërtetë se një pjesë e madhe e obligimeve që dalin nga kjo Marrëveshje janë realizuar. Edhe atë në vitet e pjesëmarrjes së BDI-së në koalicionet qeveritare. Koha që u humb për realizimin e kësaj Marrëveshjeje, është e pakthyeshme, dhe për ka të bëjë me periudhat kur në koalicionin qeveritarë ishte Partia Demokratike Shqiptare. Na presin edhe shumë punë sa i përket implementimit të kësaj marrëveshjeje. Shumë nga zgjidhjet që dalin nga kjo marrëveshje janë edhe të vonuara. Gjë që kërkon efikasitet më të madh nga qeveria e sotme e Maqedonisë dhe një angazhim më të madh nga subjekte politike si maqedonase poashtu edhe ato shqiptare. Kur bëhet fjalë për ligjet e miratuara, a që dolën nga Marrëveshja e Ohrit, problem duhet ndarë në dy pjesë: në kualitetin t tyre dhe në atë se sa ato realizohen në praktikë. Sepse më në fund, bëhet fjalë për dy elemente pa të cilat ligjet edhe e humbin kuptimin e vet. Sa i përket kualitetit të ligjeve të miratuar deri më tani nga parlamenti Republikanë, e që kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Ohrit, mbetet që ekspertët të japin vlerësimin e tyre. A sa i përket implementimit të tyre në jetën e përditshme, këtë mund çdo kush ta vlerësojë. Ajo që mundë të thuhet për të dy këto elemente të rëndësishëm për një ligj, ka të bëjë me të vërtetën se asgjë nuk mund të jetë ideale dhe se Marrëveshja e Ohrit nënkupton një proces i cili duhet të ndjek zhvillimin e shoqërisë. Apo edhe t’i paraprijë zhvillimit të shoqërisë sonë.
INA: Cila do të jetë zgjidhja më e mirë e problemit me politikën e jashtme të Greqisë?
Abdilaqim Ademi: Ne si parti politike kemi pasur dhe ende kemi qëndrim se përkrahim emrin kushtetues të vendit. Deri më tani kemi qenë të kujdesshëm në prononcimet tona publike që të mos keqkuptohemi prej bashkëqytetarëve tanë, mirëpo në mes Shkupit dhe Athinës duhet të gjendet zgjidhje e pranueshme për të qytetarët e të dy vendeve tona me qëllim që Maqedonia të shkoj përpara në rrugën e saj drejt integrimit në strukturat euroatlantike. Siç e dini se gjatë kohë negociatat zhvillohen me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të KB-së në këtë çështje Metju Nimic. Zoti Nimic pritet që gjatë kësaj jave të vizitoj Shkupin dhe pritet të shohim se a do të ketë ndonjë risi në këto negociata.
INA: Si do të duket zgjidhja e çështjes së njerëzve të dëmtuar gjatë vitit 2001?
Abdilaqim Ademi: Pjesë e marrëveshjes për koalicionim është edhe zgjidhja e statusit të të gjithë të prekurve në luftën e vitit 2001. Ne si subjekt politik dëshirojmë që çështjet e ndjeshme etnike pavarësisht se për cilën pjesë nacionale bëhet fjalë të mos keqpërdoren për poena politik. Ne kemi marrëveshje parimore që kjo çështje të zgjidhet në kuadër të sistemit dhe besoj se shumë shpejt do të ndjehen rezultatet e para nga kjo marrëveshje.Edhe çështja e jetimëve dhe invalidëve do të zgjidhet në kuadër të asaj që jemi marrë vesh gjatë procesit të koalicionimit, prandaj e them, se do mundohemi në përpikshmëri të realizojmë të gjitha ato punë që duhet të kryhen gjatë mandatit tonë.
INA: Atëherë, qeveria e re çka do të bëjë për jetimët e luftës të 2001-shës dhe për invalidët që janë të paaftë për të mbajtur familjet e tyre?
Abdilaqim Ademi: Edhe çështja e jetimëve dhe invalidëve do të zgjidhet në kuadër të asaj që jemi marrë vesh gjatë procesit të koalicionimit. Obligim i të gjithëve është që të kujdesemi për këtë kategori më meritore të shoqërisë sonë.
INA: Mendoni se kriza gjeorgjiane mundet ta përshpejtoj pranimin e Maqedonisë në NATO?
Abdilaqim Ademi: Maqedonia pengesë të vetme për anëtarësim në NATO ka çështyjen e emrit të cilën e konteston Greqia. Nëse kjo çështje ka zgjidhje atëherë Maqedonia i bashkëngjitet Shqipërisë dhe Kroacisë në rrugën drejtë aleancës veriatlantike dhe siç e dini kështu u vendos edhe në Samitin e fundit të NATO-s në Bukuresht. Rasti i Gjorgjisë flet më së miri se sa e rëndësishme është të jesh respektivisht të mos jesh anëtare e NATO-s.
INA: Po diskutohej se shpejt Maqedonia do ta njoh republikës e Kosovës, a mund të na thoni, kur saktësisht do të njihet?
Abdilaqim Ademi: Ne disa herë e kemi theksuar se Qeveria e Republikës së Maqedonisëdo ta njohë Republikën e Kosovës dhe kjo do të bëhet shumë shpejt. Siç e dini qeveria e Maqedonisë njohu menjëre pasaportat e reja të Republikës së Kosovës që paraqet një hap pozitiv dhe një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës. Nuk mund të themë sakt se kur do të ndodh edhe njohja e Republikës së Kosovës, por besoj së shpejti sepse jemi duke punuar në këtë drejtim.
INA: Po cilat janë raportet tuaja me qeverinë Thaçi?
Abdilaqim Ademi: Unë kam pasur mundësi të takohem me kryeministrin dhe anëtar të kabinetit të tij, por në kohën kur unë nuk kam qenë në pozicionin që kam sot. Interes i dy qeverive është që të kemi raporte të mira, të koordinojmë aktivitetet për proceset e përbashkëta, të këmbejmë përvojat pozitive dhe e gjithë kjo për ndihmuar njëri tjetrin. Edhe ne edhe Kosova kemi edhe interese ekonomike dhe raportet e mira politike ndikojnë në këmbimin tregtar në mes dy vendeve tona.
INA: Kur do ta vizitoni Kosovën?
Abdilaqim Ademi: Ne jemi në fillim të mandatit dhe nuk kemi bërë ndonjë agjendë për vizitë në ndonjë vend tjetër dhe në Kosovë. Por, dëshirojë ta them publikisht që do të doja që vizita ime e parë të ishte Kosova.
INA: Po si do të rrjedhojë puna me pikën e demarkacionit?
Abdilaqim Ademi: Komisionet e përbashkëta, pra i qeverisë së Kosovës dhe Maqedonisë vazhdojnë punën rreth demarkacionit dhe deri më tani nuk ka pasur probleme dhe shpresoj se kështu do të përfundojë. Demarkacioni do të shkojë në bazë të dinamikës së paraparë në planin e Presidentit Ahtisari dhe ne nuk presim ndonjë problem serioz në këtë drejtim.
INA:Cilat janë raportet me PDSH-në?
Abdilaqim Ademi: PDSH si parti politike opozitare duhet të kthehet në Parlament dhe ti kontribuoj proceseve sepse bojkoti i shtëpisë ligjëdhënëse nuk është mirë. Bojkoti na dëmton në përgjithësi.Opozita e fortë gjithmonë është korektor i pushtetit, kurse duke qenë jashtë Parlamentit nuk të kontrollohet pushteti. Edhe ne kur ishim në opozitë kemi bojkotuar një periudhë Parlamentin, mirëpo arsyet e bojkotit tonë në atë kohë dhe i PDSH-së tani dallon shumë. Ne bojkotuam sepse u shkel vullneti politik i shqiptarëve, fillojë rënimi i proceseve dhe procesurave demokratike dhe u kthyem në Parlament me Marrëveshje politike, që këtu tek ne njihet si Marrëveshje e Majit, që në fakt më vonë u bë platformë politike e qeverisë. Mendoj se pozicionet e PDSH-së nuk janë të atilla që të mund të kushtëzojnë qeverinë për Marrëveshje e aq më pak për bllokim të proceseve.
INA: Në seancën parlamentare të 25 gushtit deputetët do të rivotojnë pesë ligjet të cilat kryetari i shtetit Branko Cërvenkovski refuzoi t'i dekretojë. Për cilat ligje bëhet fjalë?
Abdilaqim Ademi: Po siç e dini se Presidenti ditë më parë dekretoi shumicën e ligjeve mes tyre edhe ligji për përdorinmin e gjuhës shqipe. Ligjet të cilat nuk i dekretoi dhe do të jenë në seancë parlamentare është ligji për politikë të jashtme ku presidenti nuk pajtohet me shkarikimin e ambasadorëve, është ligji për energjetikë, shpronsim (ekspropijim) si dhe disa ligje tjera.
INA: Zv kryeministër, ju falënderojmë dhe ju urojmë punë të mbarë.
Abdilaqim Ademi: Ju lutem.Gjithashtu edhe juve suksese dhe gjitha të mirat gjithë lexuesve tuaj dhe gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen.