Ademi: “Në Linjano dhamë maksimumin”

"Kampionati evropian i Linjanos ka qenë më i sukseshmi. E them me bindje se ka qenë një arritje e jashtëzakonshme". Kështu e ka cilësuar garën e fundit në shtetin fqinj, presidenti i Federatës së Peshëngritjes Shqiptare, Esat Ademi. Vetëm pak ditë nga mbyllja zyrtare e Evropianit dhe zgjedhja e tij në bordin ekzekutiv të Federatës Europiane të Peshëngritjes, Ademi ka pohuar se ky sukses u arrit falë kontributit të të gjithëve. "Në këtë aktivitet të gjithë kanë dhënë maksimumin e mundshëm dhe për këtë dua t'i falenderoj. Realisht ka patur një përkushtim të madh nga cdo klub", bëri me dije Ademi.