Tirana-Partizani, finale e play off-it

Ekipit të Partizanit në basketboll për meshkuj i është dashur të luajë edhe gjysëmfinalen e tretë të play off-it që të priste përfundimisht biletën për në finalen e madhe. Të kuqtë e teknikut Fagut janë kualifikuar matematikisht ditën e djeshme pasi kanë mundur sërish Studentin dhe këtë radhë me shifrat 81-68. "Demat e kuq" kanë treguar një nivel të lartë loje në të katër periodat përballë bardhekuqve të Shehut. Superioriteti i Partizanit në parketin e pallatit të sportit u duk që në periodën e parë teksa e mbyllën këtë pjesë loje me nëntë pikë diferencë, përkatësisht 20-29. Gjithashtu edhe dhjetë minutëshi i dytë u mbyll me epërsi të Partizanit, 12-16. Më pas Studenti edhe pse është munduar që të vërë ekuilibrin, fundi do t'i buzëqeshte sërish të besuarve të Fagut 14-21 dhe 24-25. Fitorja e tretë dhe e vërtetë e Partizanit me 13 pikë diferencë ka shuar përfundimisht ëndrrën e Studentit për të shkuar në finale e madhe ku do të gjenin si rival një tjetër skuadër të kryeqytetit, Tiranën. Tashmë Partizani duhet të mendohet mirë për titullin kampion pasi do të ketë përballë një kundërshtar edhe më të vështirë. Në ndeshjen e parë gjysëmfinale të play off-it, Partizani fitoi bindshëm ndaj universitarëve. Por rrëzohet në ndeshjen e dytë, të cilën e humb 98-108. Një rrugë më pak e lehtë ka qenë për Tiranën që të vinte deri këtu. Ata dolën fitues ndaj shkodranëve te të dyja gjysëmfinalet, fillimisht në shtëpi 54-78 dhe në transfertë 81-88. Te sfida e fundit Tirana vuajti jo pak për të rrëmbyer fitoren e duhur.
Olgert Serani (Panorama Sport)
Studenti-Partizani 68-81
(20-29,12-16, 14-21, 24-25)
Studenti: Mancaku, Mitku, Adhamidhi, Vogli, Karaj, Lasku, Moja, Gjini, Mitku, Kadia, Daliu.
Tr: B. Shehu, M. Kristo
Partizani: Skanja, Hysenagolli, Ismeti, Canaj, Telelli, Kuqo, Ivezaj, Isak, Topi, Kozeli
Trajner: A. Fagu
Play off/Meshkuj
Ndeshja e parë
1-4 Tirana-Vllaznia 88-47
2-3 Studenti-Partizani 54-78
Ndeshja e dytë
4-1 Vllaznia-Tirana 81-88
3-2 Partizani-Studenti 98-108
Ndeshja e tretë
Studenti-Partizani 68-81
FINALE
Tirana-Partizani
Play off/Femra
Ndeshja e parë
1-4 Flamurtari-Apolonia 112-69
2-3 DHL-Tirana 84-82
Ndeshja e dytë
4-1 Apolonia-Flamurtari 54-111
3-2 Tirana-DHL 73-96
FINALE
Flamurtari-DHL