Ari Han në orën 20:30 në “Ora Sport”

Trajneri i kombëtares holandezi Ari Han sot në mbrëmje do të jetë i ftuar ne emisionin "Ora Sport" (20:30) në televizionin Ora News. Pas marrjes së drejtimit të ekipit kombëtar Han për herë të parë do të jetë në një studio televizive. Trajneri i Shqipërisë Ari Han do të flasë për pezullimin e Shqipërisë nga FIFA dhe UEFA. Dilemat e këtij konflikti, marrëdhëniet me kreun e FSHF-së, Duka, për turin e tij nëpër Europë ku ka ndjekur lojtarët shqiptarë. Han do të flas edhe për grumbullimin në Gjermani të Kombëtares, revolucionin kuqezi e tema të tjera.