Ademi: Qeveria e përkushtuar për integrimin
Ademi ka pritur sot në kabinetin e tij, Kristian Hedberg, Shef i njësisë në Drejtorinë për zgjërim në Komisionin Evropian- përgjegjës për Maqedoninë. Zëvendëskryeministri e njoftoi zyrtarin e lartë të KE-së për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, përkatësisht obligimet që burojnë nga ky dokument. Z. Ademi e njoftoi z.Hedberg për funksionimin e Sekretariatit për Iplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, për përfaqësimin adekuat dhe të drejt të përfaqësuesve të bashkësive etnike në Maqedoni, implementimin e ligjeve që janë miratuar dhe burojnë nga kjo marrëveshje, për procesin e decentralizimit, implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve si dhe obligimeve tjera.
Ademi u shpreh se Qeveria e Republikës së Maqedonisë është e përkushtuar që të implementojë Marrëveshjen e Ohrit dhe se implementimi i këtij dokumenti është një nga pesë prioritetet e Qeverisë së Maqedonisë. Implementimi i MO-së është me rëndësi për Maqedoninë sepse hap rrugën për integrimin në Bashkimin Evropian, theksoi zëvendës kryeministri Ademi.
Ai tha se Qeveria e Maqedonisë është e përkushtuar edhe në plotësimin e kritereve tjera që kërkohen për anëtarësim e vendit në familjen evropiane. Zëvendës kryeministri tha se Qeveria e Republikës së Maqedonisë pret lajme te mira nga Komisioni Europian në vjeshtë të këtij viti. (ina/start)