E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi: Referendumi për emrin, dështon pa shqiptarët

Shkup-Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Abdilaqim Ademi ka deklaruar se Referendumi për emrin do të ishte problem nëse nuk ka pajtueshmëri mes subjekteve dhe mund të jetë i dështuar. “Kur të arrihet një kompromis dhe ai të jetë i pranueshëm për të gjitha palët, për të gjitha subjektet politike dhe për numrin më të madh të qytetarëve, ndoshta edhe nuk do të ishte problem çështja e referendumit sepse ajo do të ishte konfirmim i atij vendimi apo kompromisi. Mirëpo para se të gjithash duhet të arrihet një pajtueshmëri mes subjekteve politike dhe mes dy bashkësive më të mëdha etnike, asaj maqedonase dhe shqiptare dhe çështja e referendumit do të ishte teknike”, theksoi Ademi për Radion Evropa e Lirë.

Ademi theksoi se pajtohet me idenë e presidentit Ivanov për çështjen e emrit të vendoset në referendum popullor, por duhet të arrihet një pajtueshmëri mes subjekteve politike dhe mes dy bashkësive më të mëdha etnike, asaj maqedonase dhe shqiptare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›