E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ademi dhe Ylli garojnë sot në zgjedhjet për kreun e KOKSH-it

Tiranë (Start) - Luftës së gjatë mediatike që po vazhdon prej disa ditësh midis Esat Ademit dhe Fidel Yllit për kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, pritet t’i jepet fund sot me zgjedhjet. Emrat e lartpërmendur janë të vetmit kandidatë pët të zëvëndësuar kreun aktual, Hysen Domin.

Asambleja e Përgjithshme e Zgjedhjeve në KOKSH, ka filluar punimet rreth orës 10:00 në Pallatin e Kongreseve. Fituesi i zgjedhjeve të sotme do të jetë drejtuesi i nëntë në historinë KOKSH-it.

Ademi ka denoncuar pak orë më parë transparencën e këtyre zgjedhjeve, duke deklaruar se KOKSH-i nuk ka publikuar listën e delagatëve që do të votojnë sot.

Vetëm pak orë përpara zgjedhjeve Ademi ka deklaruar: “Janë 138 medalje të fituara në aktivitetet botërore, evropiane e ballkanike dhe në Lojërat Mesdhetare. Me mua në krye Shqipëria nuk do të paraqitet në gara për vende të 11-ta dhe 12-ta, por ju siguroj se do të bëj më të mirën e mundshme që në Londër 2012 të shkojmë për të fituar medalje”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›