Bajerni i Mynihut shfaq interes për futbollistin francez Gurkuf
Mynih - Bajerni i Mynihut ka shfaqur së fundmi interes për futbollistin e mirënjohur francez, Joan Gurkuf. Lojtari aktivizohet si i dhënë hua nga skuadra e Milanit tek francezët e Bordosë. Kuqezinjtë e Milanit e panë të arsyeshme ta lejonin lojtarin e tyre të aktivizohej në një skuadër tjetër, me mendimin se tek kuqezinjtë nuk do të gjente dot hapësira.
Aktualisht futbollisti është duke shkëlqyer tek skuadra e Bordosë, dhe kjo ka ngjallur interesin e gjermanëve të Bajernit. Të dërguarit e Bajernit ishin të pranishëm për të ndjekur lojtarin në ndeshjen e fundit me skuadrën e Valencienës, ku Bordo fitoi 2-1. Bajerni pritet të derdhë 13.5 milionë euro për të marrë shërbimet e te riut francez.