E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anolohet proçesi i zgjedhjeve për kreun e KOKSH-it

Tiranë (Start) - Anulohet proçesi i zgjedhjeve për kreun e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Njëri nga kandidatët për t’u zgjedhur në krye të KOKSH-it, Esat Ademi, është konfrontuar me truprojat e ndodhur në sallë, pasi ai tentoi të prishë kutitë e votimit. Ademi pati një konfrontim fizik me këta të fundit bashkë me djalin e tij. Ngjarja ndodhi në kohën që do të zhvillohej votimi.

Në garë për kryetarin e KOKSH-it është Esat Ademi dhe Fidel Ylli. Lufta mediatike ka filluar prej kohësh midis kondidatëve të vetëm në këto zgjedhje. Ademi akuzon Asamblenë e Përgjithshme, pasi sipas tij nuk janë bërë publik emrat e delegatëve që do të marin pjesë në votim.

Asambleja nuk kavendosur akoma se kur do të caktohet data e re për zhvillimin e këtyre zgjedhjeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›