E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lacio-Inter, spektakël i garantuar në “Olimpiko”

Romë - Lacio do të presë sonte në mbrëmje kampionët e papërmbajtshëm të Interit në një ndeshje delikate për javën e 15-të.

Lacio vjen në këtë përballje pas tre rezultateve zhgënjyese në Serinë A. Ngushëllimi i Lacios gjendet në fitoren me skuadrën e Milanit për Kupën e Italisë. Kryeqytetasit arritën një fitore fantastike në Milano, ku arritën të kualifikoheshin në çerekfinale.

Interi duket i papërmbajtshëm nga askush në Serinë A, dhe në këtë takim kërkon të kryejë vetëm detyrën. Kampionët vijnë nga dy fitore të shkëlqyera, një me Juventusin dhe tjetra me Napolin.

Spektakli për këtë takim është i garantuar për vetë situatën në të cilën ndodhen skuadrat aktualisht. Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme të ekipeve.

Lacio - Inter (ora 20:30)

LACIO: 1 Carrico, 29 De Silvestri, 25 Kribari, 22 Rozehnal, 32 Radu, 6 Dabo, 24 Ledezma, 5 Broki, 11 Mauri, 10 Zarate, 19 Pandev. Trajner: D. Rossi

INTER (4-4-2): 12 Hulio Sezar, 13 Maikon, 2 Kordoba, 25 Samuel, 6 Maksuell, 19 Kambiaso, 4 H. Zaneti, 20 Muntari, 5 Stankoviç, 8 Ibrahimoviç, 9 Kruz. Trajner: Murinjo

Gjyqtar: Orsato

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›