Roma kërkon konfirmimin në përballjen me Kievon
Verona - Roma do të zbresë sot në fushën e Kievos për të marrë një tjetër fitore në Serinë A. Djemtë e Spaletit duan të tregojnë në ndeshjen e sotme se e kanë hedhur plotësisht prapa krahëve krizën e tyre. Roma aktualisht ndodhet në vendin e 14-të me 17 pikë, por verdhekuqtë kanë një ndeshje më pak, atë me Breshian. Një fitore me Kievon do të rregullonte mjaft pozitat e Romës në tabelë.
Kievo vjen në këtë takim me sulmin më të dobët deri tani, ku kanë shënuar vetëm 7 gola dhe kanë pësuar 21. Për të marrë një rezultat pozitiv në këtë takim, veronezët duhet të japin më shumë se mundësitë reale të tyre. Në këtë ndeshje ekipi nuk do të ketë në dispozicion as Bogdanin, i cili ndodhet i dëmtuar prej disa javësh.
Më poshtë do të paraqesim formacionet e mundshme me të cilat mund të zbresin ekipet në fushë.
Kievo-Roma (ora 18:00)
KIEVO: 28 Sorentino, 27 Moro, 33 Jepes, 5 Mandeli, 4 Mantovani, 66 Pinci, 9 Bentivoljo, 7 Markolini, 10 Luçiano, 31 Pelisier, 79 Espozito. Trajner: Di Karlo
ROMA (4-1-3-2): 32 Doni, 77 Caseti, 5 Mekses, 4 Huan, 17 Rise, 16 De Rosi, 11 Tadei, 20 Perrota, 33 Brigi, 19 Baptista, 10 Toti.
Trajner: Spaletti.
Gjyqtar: Morganti (Askoli)