E Shtunë, 31 Tetor 2026

Makolli: Të enjten e ardhshme jam në Preshevë

Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli sot i ka konfirmuar agjencisë "Presheva Jonë" se të enjten e ardhshme do të gjendet në mesin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

"Kjo vizitë është në kuadër të programeve të qeverisë tonë për ti vizituar jo vetëm diasporën por edhe trojet tona etnike ku jetojnë dhe veprojnë shqiptarë etnik jashtë kufijve administrativ të Kosovës. Gjatë qëndrimit tim në Preshevë do të takohem me liderë si kryetarin e Komunës së Preshevës z.Ragmi Mustafën, si dhe liderët e subjekteve tjera politike e shoqërore në rajon. Qëllimi i kësaj vizite është që shkurt të njihemi për situatën ekonomike e politike të vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës, si dhe (mos)avancimin e proceseve në trevat shqiptare aktualisht në Serbi", tha Makolli.

Ditë më parë, intelektualët shqiptarë të Luginës së Preshevës apeluan që presidentja e Kosovës, ai i Shqipërisë dhe dy kryeministrat të vizitojnë komunat Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›