SHBA-të s’ndërhyjnë në punët e brendshme të Kosovës

Ai këto komente i bëri pas një takimi të zhvilluar me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi.
I pyetur nga mediat në lidhje me atë se zyrtarët amerikanë gjithnjë thonë se SHBA-të do të ndihmojnë Kosovës, por që shpesh edhe ndërhyjnë në punë të brendshme, Menzies shprehet se nuk ndan të njëjtin mendim.
“Nuk mendoj ashtu. Mendoj se nëse fillojmë të ndërhyjmë te çështje e brendshme të Kosovës, vetëm na tregoni që keni pasur të drejtë. Nuk e shoh ndonjë përpjekje të tillë të qeverisë apo të njerëzve tanë. Ne kemi besim tek ju dhe ne jemi me ju në këtë udhëtim”, ka theksuar Menzies.
Ndërkohë, duke folur për të arriturat e Republikës së Kosovës si shtet, ai ka thënë se ka probleme ende, por gjatë kësaj kohe ka vlerësuar lart progresin që është arritur.
“Në lidhje me progresin këtu në Kosovë, unë e shoh progresin dhe shpresoj jashtëzakonisht shumë, e di se ekzistojnë probleme, si ekonomike, politike. Problemet janë të krijuara në mes të veriut dhe jugut, dhe të gjitha këto probleme mund të tejkalohen me kalimin e kohës. Mendoj se lidershipi tani po i ndërmerr hapat e duhur. Gjithmonë do ta keni përkrahjen e SHBA-ve dhe nga miqtë tuaj nga jashtë. Jam i sigurt për këtë”, ka theksuar ai.
Ish-ambasadori Menzies i shoqëruar edhe nga 20 studentë të ”Setten Hall University”, është pritur në një takim nga kryeparlamentari, Jakup Krasniqi./kosovapress/