E Diel, 1 Nëntor 2026

Ademi takon Metën: Maqedonia ndihmë për përmbytjet

Gjatë takimit, Ademi shprehu solidaritetin e Qeverisë së Maqedonisë dhe në veçanti të faktorit shqiptar atje për popullin e Shkodrës.Gjithashtu ai theksoi se Qeveria e Maqedonisë po ndjek me shumë vëmendje situatën e krijuar në Shkodër dhe për këtë ka dërguar një ekip prej 43 personash me gjithë logjistikën teknike të nevojshme për të ndërhyrë në zonat e përmbytura. Ademi e informoi Metën për vendimin e djeshëm të Qeverisë maqedonase për të shtyrë afatin e qëndrimit të ekipit maqedonas në Shkodër dhe shprehu gatishmërinë e plotë për të vazhduar ndihmën edhe më tej në varësi të nevojshmërisë në terren. Nga ana e tij, Meta e falenderoi Ademin në emër të Qeverisë shqiptare për ndihmën e dhënë nga Qeveria dhe autoritetet e Maqedonisë si dhe për vëmendjen e veçantë që faktori shqiptar në Maqedoni po i kushton situates së krijuar. Gjithashtu, z. Meta shprehu mirënjohjen e thellë për ekipet maqedonase që po punojnë në terren për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura.                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›