E Diel, 1 Nëntor 2026

Gyl ultimatum Izraelit: Kërkoni falje deri në mbrëmje!

“I japim kohë Izraelit të reagojë deri në mbrëmje, në të kundërt, ne do të tërheqim nesër me avionin e parë ambasadorin tonë nga Tel-Avivi”, kërcënoi Gyl.

Abdullah Gyl e cilësoi si të papranueshme sjelljen e ministrit të Jashtëm izraelit, i cili priti të hënën në mënyrë “poshtëruese” të dërguarin e Ankarasë në një kolltuk disa centimetra më të ulët.

“Mbrapa kësaj sjelljeje qëndron Tel-Avivi zyrtar, dhe për këtë mban përgjegjësi. Ne kërkojmë nga ana e Izraelit ndjesë të menjëhershme për veprin e kryediplomatit të tij. Kemi dhënë afat deri në mbrëmje, në të kundërt do të tërheqim ambasadorin tonë me avionin e parë që niset nesër prej andej. Situatën do ta sqarojmë më pas”, deklaroi presidenti i Republikës së Turqisë.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›