E Diel, 1 Nëntor 2026

Aderimi i Shqipërisë në NATO, sepse qeveria ndërmori reforma të thella

Deklaron nga Gjirokastra Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi

Pajisja e shtetasve shqiptarë me letërnjoftimet elektronike dhe pasaportat biometrike do të bëjë të mundur shumë shpejt zbatimin e marrëveshjes për lehtësimin e vizave

TIRANE - Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë, Sergio Strozzi, ka vlerësuar ecurinë e reformave të deritanishme në vendin tonë, duke u shprehur se “aderimi i Shqipërisë në strukturat e NATO-s është produkt kryesor i reformave të ndërmarra nga qeveria”.
Sipas Strozzit, shqiptarët kanë besim tek qeveria e tyre në sajë të reformave të marra për konsolidimin e institucioneve.
Ndërkohë, Konsulli i Përgjithshëm Italian në Vlorë, vuri në dukje se institucioni që ai drejton, vitet e fundit ka shtuar ndjeshëm dhënien e vizave për shtetasit shqiptarë.
“Gjatë vitit të kaluar, konsullata italiane në Vlorë ka dhënë 18 mijë viza për shtetasit shqiptarë, nga 3 mijë viza që janë dhënë gjatë periudhës 2005-2006”, tha Strozzi.     
Konsulli i Përgjithshëm i Italisë në Vlorë prej mbrëmjes së djeshme ka nisur një vizitë në qytetin e Gjirokastrës. Ai është takuar me drejtuesit më të lartë vendorë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›