ZMK, padi Edi Ramës te ILKPD-ja, për 30 lejet e ndërtimit të 22 marsit
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve konstaton se 6 leje ndërtimi janë dhënë në konflikt të plotë interesi
TIRANE - Pas denoncimit publik të abuzimeve të kryebashkiakut Edi Rama në lidhje me dhënien e disa lejeve të ndërtimit në kryeqytet, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit e ka paditur atë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj ka bërë një denoncim pranë Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive lidhur me konfliktin e interesit që ka pasur Bashkia e Tiranës në dhënien e 6 lejeve të ndërtimit subjekteve të ndryshme, pikërisht më 22 mars, ditën e pushimit zyrtar.
“Sipas të dhënave që unë kam mbledhur rezulton se 6 leje ndërtimi janë dhënë në konflikt të plotë të interesit pasi në procedurat e votimit kanë marrë pjesë dy persona Alban Eftimi dhe Arben Biçoku”, tha Goxhaj.
Denoncimi është bërë pak kohë pasi kjo zyrë e denoncoi këtë rast para Bashkisë së kryeqytetit ku pretendohet se Edi Rama ka qenë në dijeni të konfliktit të interesit por nuk ka vepruar.
Lidhur me këtë çështje abuzive të Ramës, Partia Demokratike reagoi pak ditë më parë, duke paralajmëruar se nuk do të njohë asnjë nga lejet e lëshuara nga KRT më 22 mars, duke kërkuar fillimisht nga Rama, që të bëjë transparencën e asaj mbledhjeje të fshehtë dhe të dyshimtë
JA 6 LEJET E KONFLIKTIT TË INTERESIT *
Konflikti i interesave në Mbledhjen e datës 22 Mars 2009 në KRRT e bashkisë së Tiranës
Nr. 20
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Universal
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi
Nr. 24
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Katër Grykët
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi
Nr. 29
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi
Nr. 41
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi
Nr. 44
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Vila Park ALB
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi
Nr. 31
Subjekti Ndërtues: DELTA KONSTRUKSION (Kozeta Biçoku)
Votues në KRRT: √ Arben Biçoku
* 6 Leje ndërtimi në konflikt të pastër interesi në një mbledhje të vetme =
+ 5 Leje Ndërtimi të votuara nga Alban Eftimi ku firma projektuese ishte e të jëmës Tamara Eftimi
+ 1 Leje Ndërtimi të votuar nga Arben Biçoku ku subjekti Ndërtues është i të shoqes Kozeta Biçoku