E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Vendi ynë ka tashmë mbështetjen më të madhe ndër të gjitha kohërat

Vetëm pak orë para fillimit të Samitit të NATO-s me rastin e 60 vjetorit të krijimit, që për fat të mirë korespondon edhe me ditën kur ne do të behemi zyrtarisht anëtërë me të drejta të plota në këtë Aleancë, Kryeministri Sali Berisha, i cili tashmë ndodhet në Baden - Baden, së bashku me kryetaren e Kuvendit znj. Jozefina Topalli, Presidentin Bamir Topi, Ministrin e Jashtëm Lulzim Basha etj, ka dhënë një mesazh për qytetarët shqiptarë përmes kanalit televiziv CNN. "Nga tani, liria e Shqipërisë, e ardhmja e Shqipërisë, do të ketë sigurinë, do të ketë mbrojtjen. Do të kenë sigurinë e Aleancës më të madhe ushtarake. Dotë kenë mbështetjen më të madhe të të gjithë kohërave. Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë vendin tim!" tha në mesazhin e tij Kryeministri Berisha.


Obama: Ju uroj mirëseardhjen


Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e mirëpresin anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën e Atlantikut të Veriut.Deklaratën e tij shefi i Shtëpise së Bardhë e bëri nga Strazburgu "SHBA-ja mbështet një mbrojtje të fortë evropiane, prandaj dhe e kemi mirëpritur anëtarësimin e Kroacise dhe të Shqipërisë në NATO dhe gëzohemi për kthimnt e Francës në strukturat e NATO-s", ka deklaruar Obama.


...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›