Adi Krasta, surprizat pa skenar
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Flet për një energji mistike të pashpjegueshme, të cilën përpiqet ta sqarojë me studentët e tij, por pa ia dalë mbanë deri në fund. Përse dikush është interesant në ato që thotë? Ndoshta jo vetëm për shkak të atyre që thotë, por edhe për shkak të atyre që nuk i thotë, apo më mirë, që i thotë përmes komunikimit joverbal. Prezentatori Adi Krasta përbën rastin kur suksesi i komunikimit i jep shkas meditacionit mbi artin e komunikimit. (Tashmë në Shqipëri ka një botim të plotë të profesor Zyhdi Dervishit për simbolikën e komunikimit, që Krasta intuitivisht e ka shpjeguar si përzierje magjike, të pashpjegueshme, si vlera 3.14 e Π). Një energji e tillë “ala krasta” përzihet me energji të tjera si ato të fëmijëve të Talk-Shoët tek “E Diell”, një përzierje e tillë energjish që nuk e kishim parë më parë, një koktejl apo mëlmesë e veçantë, me një efekt shpërthyes momental dhe efekt reflektiv të gjatë më pas. Dhe ky i dyti, akoma më i rëndësishëm. Ky minutazh në dukje zbavitës, esencial për qenien tonë, të grish të mendosh se çe nesërme e pret Shqipërinë me këtë energji dhe inteligjencë fëminore. Edhe vetëm duke u nisur prej saj, marrim zemër të besojmë atë që vazhdimisht na tronditet para syve si në një pasqyrë lëkundëse; Imazhin e të nesërmes së paturbulluar. Fëmijët e Krastës na premtojnë një Shqipëri shumë më të mirë sesa ajo që po marrin....
-Edicioni i fundit maratonë, “E diell”, forcoi një tendencë apo kujdes tuajin të veçantë për mjetet shprehëse gjuhësore. Duket haptazi se ju josh loja e fjalëve dhe u jepni atyre një vend po kaq të madh sa edhe heshtjes, gjestikulacionit dhe mënyrës se si diçka duhet thënë për të bërë efektin në pragun maksimal. Sa herë ju ka ndodhur të bllokoheni e të mos gjeni fjalët e duhura? A stërviteni më parë për ato që do të thoni apo e lini veten pa libret apo skenar të përpiktë?
Përgjigje: Po ju tregoj një ngjarje që ilustron diçka që shpesh më ndodh. Kishte dhe pesë minuta kohë nga fillimi i një programi televiziv dhe regjisorja Vera Grabocka hyn në dhomën e grimit për ti dhënë prezentatorit të shfaqjes së saj porositë e fundit. Meqenëse ajo e dinte se unë jam i papërqëndruar e mori Pandin që mbante skenarin për të shtuar disa pika të rëndësishme. I hodhi një vështrim të gjatë pa koment faqes së vetme të skenarit, ku në krye ishte shkruar me shkrim dore "Mirëmbrëma" dhe asgjë tjetër. Shtoi me zë të ulët: “Pikërisht, kur thua "po", "po" duhesh vëzhguar me kujdes, se të sjell faqen bosh!”
-Çdo person televiziv kërkon të imponojë vëmendje. Tju pyes se si ia arrini kësaj, duket si pyetje pa fund. Por, a mund të flasim për një lloj teknike në rastin tuaj, apo është krejt spontane, e pa-parafabrikuar?
Përgjigje: Dua të besoj se është një përbërje pothuaj mistike elementesh të lindura dhe të përpunuara me kujdes në kohë. Eshtë si numri Π 3.14, një përqindje magjike që dikujt i jep vëmendjen e të tjerëve, dikujt për arsye ndonjëherë dhe të pakuptueshme, jo. Shpesh e analizojmë këtë energji dhënëse-pranuese për tua shpjeguar studentëve, por mbetemi pa përgjigjen e duhur. Ndoshta duhet lënë në lartësitë mistike të komunikimit njerëzor pa pretenduar ta kuptojmë deri në fund.
-Të lexosh mimikën tuaj, ndërsa ajo lexon, është një argëtim më vete. Ku e keni mësuar artin e shprehjes apo si e keni zhvilluar? Kush ka pasur ndër të afërmit tuaj një plastikë të tillë dhe a keni rënë në sy për këtë kur keni qenë fëmijë? Në fakt, a e keni ëndërruar skenën në vogëli?
Përgjigje: A keni qenë mitoman që i vogël? - do të kishte qenë pyetja më e saktë. Po, duhet të kem patur me siguri prirje të dallueshme. Fakti që e kam ditur që në klasën e gjashtë se çfarë dua të bëj në jetë, ma vërteton këtë. Mjetet shprehëse dhe ndjeshmërinë artistike i kam trashëguar nga mama ime. Dhe duhet të them se është marrë me mua vazhdimisht dhe me shumë kujdes. Ndërsa frazën dhe formimin duhet tia dedikoj tim eti. Nëse vazhdoj të bëj këtë ndarje, qëndrimin njerëzor të prerë të hapur dhe pak bardhë e zi e kam marrë nga ime më. Sensin pozitivist e kam marrë nga im atë. Të gjithë idiotësitë dhe budallallëqet i kam plotësisht të miat dhe janë ato që mendoj se japin Krastën.
-Ju vazhdimisht na befasoni me komportimin tuaj natyral, herë -herë përtej asaj që konsiderohet paraqitje skenike. Adi Krasta shformon përmasat e skenës, duket sikur takon këdo, kokë më kokë në një bisedë të përzemërt. Si ia arrini kësaj, pasi shpesh pozicioni i prezentatorit rrezikon të kthehet në një imponues?
Përgjigje: Kjo ka ndodhur vonë. I njoh vetes periudha problematike kur prezentatori dëshironte të bindte veten dhe botën se shpirti e tij është luftarak, i lirë dhe bindës, ndaj dashur pa dashur binte shpejt dhe shpesh në tonalitete cinike e agresive. Por, çdo komunikues ka nevojë për kohën e tij të domosdoshme të maturimit. Periudha ime e "gavetës" për hir të së vërtetës ka zgjatur gjatë. Rreth dhjetë vjet nga 6-7 që përgjithësisht zgjat tek të tjerët. Sidoqoftë, nuk ka prezentator në gjithë historinë e televizionit që me gjithë popullaritetin, energjinë pozitive të komunikimit, maturinë, të mos kërkojë natyrshëm të jetë imponues.
-Sa vite u bënë që nga koha e kthimit tuaj nga Londra, e pas kaq kohe, ajo përvojë e kthyer në kujtim, e përpunuar, çfarë ju thotë sot?
Përgjigje: Londra (jo aq se është një kryeqytet mendjehapur i një ish- perandorie apo se është ishullore dhe as se është europiane) ishte dhe është për mua shumë, shumë e rëndësishme. Eshtë një vijë demarkacioni (ndarjeje) mes të kaluarës sime pak kaotike dhe në kërkim dhe të tashmes së rregullt e të mirëadministruar. Londra më dha qetësinë dhe qëndrueshmërinë profesionale. Le të themi se në kohën e duhur, pata fatin të shkoj për tu përpunuar natyrshëm dhe pa dhunë, në BBC, një brodkaster lider në botë. Me mua, sikurse me disa kolegë të mitë, janë marrë e kanë punuar në një mënyrë shumë altruiste e skrupuloze trajnerët më të mirë në botën gazetareske të kohës që jetojmë.
-Ethet…”, “E diell”, Radio Club Fm, BBC, …cilat prej këtyre përvojave kanë qenë më interesante për ju?
Përgjigje: Radio Tirana, për çeljen e portës së rëndë nga anonimati drejt rrugës së mundimshme të njohjes; Televizioni Shqiptar për adrenalinën e programit të parë televiziv; Club FM për marrëdhënien më liberale që kam patur ndonjëherë në një marrëdhënie pune; BBC, si universiteti ku kam qenë studenti kokëulur e me zellin që se kam treguar diku tjetër. Top Channel e Top Albania Radio për komunikimin e barabartë të vlerave tëe mia më të mira me vlerat më të mira të krijuara nga një institucion mediatik që ka prirje perfeksioniste dhe lideriste.
-Spektri i interesave tuaja apo përzierja e interesave në çfarë raportesh gjenden tek ju: Sa % problematika sociale, sa interesa të pastra gazetareske, sa interesa par të vendosur njerëzit në komunikim me njerëzit (interesi afektiv), sa % interesa artistike?
Përgjigje: Vijmë sërish tek përqindjet mistike. I referohem sërish numrit 3.14 !
-Që nga fillimet tuaja si prezantues, cili është ndryshimi më i madh që vini re tek marrëdhënia juaj me publikun? (Në aparencë thuajse keni mbetur po ai gishtoja…)
Përgjigje: Në fakt, edhe unë kam mendimin se jam po i njëjti person. Thjesht, koha ka hequr një pjesë të karabushllëkut dhe ka theksuar elemente komunikimi, që nuk binin në sy dhe skish se si. Gjithashtu, po të analizohet me kujdes, tash ka më shumë qëndrime të formësuara personale për çka më rrethon.
- “New Day”, emisioni i mëngjesit tek TOP-i, sa e përmbushi Krastën? A është sforcuese të hapësh zërin që në mëngjes e tu bësh zgjimin të tjerëve? (Edhe pse momentet e para të ditës i japin impuls gjithë ditës, nënvlerësohen orare të tilla televizive.)
Përgjigje: Fillimisht më duhet të pranoj se programi nuk është konsideruar një sukses. Unë, menjëherë pas kësaj fraze që e them në emër të respektit për ndershmërinë, duhet të them se po ta filloja nesër një edicion të dytë, do ta bëja njësoj. I besoj gazetarisë në mëngjes që nuk përjashton tema, duke e trajtuar publikun si të metë. Jam për atë, që në mëngjes të bëhet gazetari impenjative me tis zbavitës aty ku mban e ka kuptim. Zgjimi ka qenë traumatik. Lumturia për mbarimin e stinës radiotelevizive mëngjesore, e plotë.
-Midis ofertave, rendni pas ofertave financiare, grishjes së projekteve apo bashkëpunimit me njerëz interesantë? Si qëndrojnë këto të trija në peshoren “Krasta”?
Përgjigje: Dhe sikur unë të mos bëja një zgjedhje, për motive etike, mendoj se ka ardhur dita kur vetë ofruesit e bashkëpunimit për shkak të konkurrencës, marketingut, popullaritetit, kërkesave teknike etj, të gjejnë balancën e artë të këtyre tri kërkesave që ju përmendni me të drejtë.
-Edhe pse të flasësh për para asnjëherë nuk më është dukur e sjellshme, tundohem tju pyes: Ku keni qenë më i paguar?
Përgjigje: Më duhet të pranoj se në fillimet e punës edhe mund të ma kenë hedhur ndonjëherë, por gjatë viteve kam qenë gjithnjë drejtësisht i paguar. Nuk kam dashur të krahasohem me kolegët dhe nuk kam ditur e nuk më ka interesuar kurrë të di se si kanë qenë pagat rreth e rrotull.
-Krasta është një i tërë, i plotë. Ju ka shkuar ndër mend se sado xhentil të jeni me femrat, një femër prezantuese përkrah jush është një shtojcë e papërshtatur, se natyra juaj gati unike nuk gjen dot një model femëror për tu kompaktësuar? Jeni bërë për të qenë mono si prezantues: ju as plotësoni dot dhe as plotësoheni dot me një prezantuese tjetër. Përse ndodhi që e ndatë skenën te “E Diell?”
Përgjigje: Skenën e kam ndarë shpesh. Ndonjëherë pa dëshirë. Herë- here duke u rebeluar, sidomos në rastet kur kishte diktatorë të tjere që merrnin vendime. Aty ku vendimet i merrja unë, kam drejtuar vetëm. “E Diell” ka qenë cikli i vetëm televiziv, ku jam ndjerë shumë mirë me koleget e mia. Si Arbana e Xhemi e kanë bërë të dallueshme simpatinë dhe respektin për atë që unë bëj e perfaqesoj. Arbana eshte senior dhe komunikimi me te ka qene shume profesional e pozitiv, por Xhemi më ka kënaqur gjithashtu shumë për shkak të përparimit të menjëhershëm, të sigurt dhe sidomos të kujdesshëm. “E Diell” ka një tipar dallues edhe në krahasim me programe të vetë TCH, aty të gjithë bëjnë qejf e kënaqen si në një ambient të zgjedhur, ku të lejohet të jesh ai që je. Ndaj dhe ndarja e sinoreve të përfaqësimit është bërë natyrshëm dhe pa sforcim.
-Ju shohim në spektakle të rrethuar me fëmijë e të rinj, të gjetur prej jush. Mendoni se i keni shpëtuar manisë së intervistimit të VIP-ave? Por si arrini ju të shpëtoni formatin e një edicioni televiziv me njerëz që vijnë nga anonimati? Pse ju eksiton kaq shumë zbulimi i anonimatit?
Përgjigje: Po ti hedhësh një sy historisë së televizionit që nga Carson, tek Latterman e Winfrey, nga Parkinson, Jacques Marten, Pippo Baudo, Corrado, Bonolis e Gottschalk, të gjithë kanë mbërritur piketa të larta shikueshmërie, përmbushjeje profesionale dhe kënaqësi, kur janë marrë me anonimatin. Çliron energji të cilën prezentatori i kthen në fuqi ndjekëse të publikut.
-…Pyetjet më të mira janë gjithnjë ato që njerëzit i dëshirojnë, i kanë në kokë por nuk janë në gjendje ti çlirojnë. Nga e dini ju, se çfarë do pikërisht mendja e mijëra shikuesve?
Përgjigje: Kjo është një nga ato pyetje. Ju me një ngasje automatike dhe intuitive e ndjeni se publikut do ti interesonte një përgjigje për mekanizmin e përzgjedhjes së pyetje-përgjigjes me të ftuarit. Më duhet të mos tregohem mendjemadh e sipërfaqësor për tju dhënë juve një përgjigje të cilën nuk e di me siguri dhe saktësi.
-Ju vazhdimisht ndjeni nevojë të referoni programet tuaja në modele të huaja. Kë gjeni më pranë natyrës suaj?
Përgjigje: Referimi për programe të të tjerëve është i ngjashëm me atë proces që ndodh me shkrimtarin që i referohet librave të kolegëve të afërt e të largët. Nëse ti prodhon në boshllëk dhe pa referenca, nuk je i mbrojtur dhe mund të shkëputesh nga realiteti. Prej disa vjetësh, modelet anglosaksone më qëndrojnë më pranë shijes dhe preferencave të mia.
-Në bloge të ndryshme gjen opinione krahasuese mes jush dhe Gjebresë. Kush është Ardit Gjebrea për ju? A e shihni si një rival ? Ku i shihni dallimet themelore mes vetes dhe atij si prezantues?
Përgjigje: Që të jem i ndershëm dhe i drejtpërdrejtë, ka patur raste të një mungese qetësie (thënë diplomatikisht sidoqoftë) të kësaj pranie simbiotike të Gjebresë në kontigjentin e paktë të prezentatorëve në Shqipëri. Por Gjebrea ekziston dhe minimalja që mund të bëj, është ta pranoj, e ta vlerësoj. Meqë kjo po më kërkohet qartazi, vjen momenti që të them disa mendime. Gjebrea është një nga komunikuesit më të fortë që kemi në vend. Duke qenë artist i spikatur dhe me qëndrime fine qytetarie nuk mund të mos krijojë model për të tjerët. Përveç kësaj, Arditi është nga djemtë elegantë të televizionit dhe të qenit producent e organizator aktivitetesh i jep siguri dhe e bën padyshim imponues (parë pozitivisht). Ne i kemi lejuar vetes të japim shumë rrallë konsiderata për njëri- tjetrin dhe unë dua të tregohem me ndërgjegjje më i hapur, për të vlerësuar publikisht punën e tij në sferën e komunikimit.
-Një program 5 orësh, mendoni se ia keni dalë mbanë ta mbushni ashtu siç duhet në të gjithë minutazhin e tij? Mendoni se ka edhe pjesë të qortueshme?
Përgjigje: Ka disa pjesë të qortueshme. Dhe këtë nuk e pranoj për hir të faktit se autore e programit është një tjetër , në këtë rast e huaj. Do të ndodhte kështu (pra, do ta pohoja) edhe po të kishim vënë ne firmën në formatin televiziv dhe kjo ndodh pashmangshmërisht. Mendoj se pjesa më e fortë në ballafaqimin që “E Diell” bën në jetën mediatike të shqiptarëve, është atmosfera dhe nervi.
-Moderator, midis gazetarit dhe showman-it (shoumenit), ndjeheni më mirë kur anoni nga njëri krah apo në ekuilibrin e të dyjave? Si arrini të gërshetoni interesat tuaja informative, sociale, estetike e artistike brenda një profesioni, një pune të vetme? Gjeni konflikt me rregjisorët në këto raste? Pali apo Bojkeni…
Përgjigje: Gjithnjë më ka acaruar termi “showman”, ngase në kontekstin shqiptar më duket si xhaketë e ngushtë. Por kam gjetur atë ekuilibër që kam vendosur vetë dhe e kam vetë në dorë. Bujar Kokonozi dhe Bojken Lako, dy bashkëregjisorët e programit janë dy pika forndamentale pa të cilët do të ishim një turmë gjysmë e çrregullt. Pali është i pazëvendësueshëm në galerinë e regjisorëve me të cilët kam punuar. Përveç kësaj, më duhet të them se nuk ka qenë vetëm pozicioni regjisorial që më ka bërë të veçoj Palin, por energjia artistike, sensi i bashkëpunimit si dhe miqësia.
-"Eshtë një fakt i gëzueshëm, që Adi Krasta ekziston në këtë Shqipëri të zymtë. Eshtë vërtet fat për Shqipërinë, që ka një prezantues e gazetar të tillë dhe shumë fat për ata që e kane mik e koleg të afërt.". Kështu është shprehur dikur, shkrimtari ynë, Ismail Kadare. Tani na duhet tju pyesim: Si ju njeh Kadare, si njëri prej nesh apo keni miqësi me të?
Përgjigje: Këtë shprehje të Kadaresë, dhe më duhet të pranoj se nuk ka qenë publike, ma ka thënë botuesi i tij, Bujar Hudhri, i cili më ka befasuar me dashamirësinë dhe ndihmën që ka dhënë, shtyrë vetëm nga simpatia, për të bërë të mundur intervistën me Ismail Kadarenë. Edhe pse do doja shumë, unë nuk kam bërë pjesë në rrethin e miqve të Kadaresë. Por, në ato tri ose katër takime gjysmë të rastësishme kam marrë aq kënaqësi, sa shtrirë në kohë, do të kishte bërë të lumtur çdo aspirant për mik me shkrimtarin tonë më të madh. Fraza e Kadaresë është monumentalisht e rëndësishme për mua. Edhe sikur kurrë të mos ishte bërë publike, dhe sikur mos dihej kurrë nga të tjerët.
Kështu i gjejmë fëmijët e TALK-SHOW-t tek “E Diell”
Prezentatori flet për herë të parë për pasionet e tij pedagogjike: “Jam shumë i lumtur që drejtoj pjesën e spektaklit me fëmijët”... “Jam vetë fëmijë dhe zbavitem me lojëra dhe libra fëminorë, si ata”.
-Si ju lindi ideja për të futur në spektaklin “E Diell”, pjesën e Talk-Shoët?
Përgjigje: Formati i “E Diell” është vlerë e autores së tij, Alessia Grieco Vessichio. Mbajtja e nivelit të temave dhe të ftuarve i dedikohet Adi Prokos.
-Jeni i njohur prej vitesh si shoëman, por tash janë zbuluar edhe cilësitë tuaja për tu marrë me fëmijët. Kështu komunikoni edhe me fëmijët tuaj?
Përgjigje: Me fëmijët e mi, Francin dhe Lean, sillem zakonshëm. Unë jam natyrë erruptive, puth e shaj zhurmshëm, por jam një baba sportiv dhe shumë i pranishëm në jetën e tyre. Ndërsa me fëmijët që vijnë në “E Diell” kënaqem shumë dhe jam shumë i lumtur që pata rastin ta drejtoj atë rubrikë. Ka aty aq çiltërsi çarmatosëse dhe sa herë qeshim, qeshim me shpirt.
-Ju ka shkuar ndonjëherë ndër mend, se do të ishit një mësues shumë i talentuar, edhe pse nuk e dimë se si jeni si pedagog?
Përgjigje: Mësimdhënia është një pasion shumë i madh dhe mbizotërues i imi. E bëj me shumë pasion dhe duke qenë jo shumë "ortodoks" në zbatim të rregullave strikte pedagogjike, shpesh ndeshem me sfida shumë të forta.
-Cila është fëmijëria e Adi Krastës e përmbledhur në dy-tri gjëra domethënëse?
Përgjigje: Pyetje shpesh pa përgjigje. Prania e një familjeje shumë të lidhur. Një gjyshe e papërsëritshme.
-Asnjëherë nuk keni qenë kaq miqësor në një spektakël, sa me protagonistët tuaj të vegjël dhe komportoheni me ta, në një mënyrë të tillë, saqë nuk e di, a janë kaq interesantë në jetën e tyre të përditshme apo shpërthejnë në një “tokë pjellore” si e juaja?
Përgjigje: Japin tek ne veten, si janë në jetën e tyre të përditshme. Televizioni i shupat paksa. Për ta na flasin sidomos prindërit të cilët duhen komplimentuar që pas programit përshëndesin mirësjellshëm, edhe kur fëmijët e tyre nuk fitojnë trofeun.
-Dhe, më e çuditshmja, nuk ke asnjëherë ndjesinë se po ndjek një emision fëmijësh. Madje, është një nga rastet e pakta, kur komunikimi i brezave është kaq intensiv e interesant. Aty fëmijët nuk u flasin vetëm fëmijëve, aty u flasin të gjitha moshave… Ku i gjeni apo zgjidhni këta fëmijë? A janë zbulim i juaji, niseni nga sugjerime miqsh apo i provoni ne televizion? Ju vijnë vetë, ua prezantojnë apo merreni me përzgjedhje në mjedise të ndryshme fëmijësh?
Përgjigje: Fillimisht duhet të them se prezentatori britanik Michael Barrymore ka bërë në Angli emisione të shkëlqyera me fëmijë. Kur erdhi ideja për të bërë këtë rubrikë, më vinte vazhdimisht në mendje performanca e tij. Disa fëmijë kërkojnë të vijnë vetë. Disa i sjellin prindërit për shkak të sensit të tyre të protagonizmit. Të tjerë i zgjedhin koleget e mia Andia, Merita dhe Arjola. Ka që nuk vijnë ose nuk pranojnë. Këta më pëlqejnë shumë, se janë shumë të vërtetë me veten.
-Si ka mundësi që në 90% të rasteve, bluzat e fituesit i kanë veshur djemtë?
Përgjigje: Kjo i fut në krizë Shoqatat e Grave!!! Por iniciativa dhe grinta janë shumë të personalizuara dhe djemtë kanë qëlluar lojtarë më të hapur e të çiltër. Ndërkohë, duhet kuptuar se në ambientet e tyre dhe pa praninë e publikut e të kamerave, gjendja është cilësisht tjetër.
-Për ju do të dukej më komode të bënit kavalierin e vogëlushëve, por ju shkon po aq edhe roli i shokut të madh mes "garipave" të vegjël. Kush jua ka mësuar gjuhën e tyre? Ju ka ndikuar të qenit baba në këtë gjuhë komunikimi?
Përgjigje: Ime bijë, Lea, që është pothuaj gjashtë vjeçe është e shqetësuar nga afiniteti im me vajzat e vogla. Ka ndonjë reagim tipik Krastian. Franci që është dhjetë vjeç, ka qenë gjithnjë i largët me televizionin dhe relativisht i painteresuar për atë që ndodh në këtë rubrikë. Në mënyrë të hapur, mua më pëlqen shumë kjo gjë.
-A lexoni letësi për fëmijë në këtë moshë dhe cili libër ju ka pëlqyer në shumë? A ju pëlqen ende të luani me lodra fëmijësh? Çfarë i “keni vjedhur” kësaj moshe?
Përgjigje: “Djemtë e Rruges Pal” dhe “Çufo e Bubi Kaçurrel”, lexohet vazhdimisht në shtëpinë tonë. I zbulojmë këtyre librave të mrekullueshëm këndvështrime të reja dhe emocion të gjithëhershëm. Unë jam vetë shumë fëmijë. Më pëlqen të luaj dhe, përveç playstation që e dua-urrej, më tërheqin lojërat konvencionale si krijimi i një "baze ushtarake" për një mision apo ndërtimi i një ure në miniaturë për ta hedhur në erë me "eksploziv".
-Ju provoni sadisfaksion pas dialogjeve me fëmijët. Janë të parapërgatitura apo gjithçka spontane?
Përgjigje: Kemi tentuar vetëm një herë në fillim të ciklit të "rregullonim" disa gjëra të vogla dhe kemi dështuar keq. Ndaj gjithshka ia kemi lënë atyre në dorë.
Bisedoi Denisa Kona
“Fama me zor e një njeriu që njihet si plehrë, më jep shqetësim”
-Çlloj inteligjence mendoni se keni: Të dhelprës; Të qenit; Të delfinit; Të kalit; Të majmunit; Të bletës?
Inteligjencën e delfinit
-A keni ndonjë peng për disa kile më tepër dhe a do të pranonit tia merrnit ca prej tyre ndonjë obezi?
JO
-I jepni rëndësi ritimit të komunikimit dhe gjetjes së shpejtë të kundërpërgjigjeve. Ju ka dhënë sukses kjo në shoqërinë tuaj?
Ka qenë thelbësore.
-Për tju goditur në pikën tuaj të sinqeritetit që përplaset me diplomacinë tuaj herë pas here: Çfarë mendoni për edicione si “Big Brother”?
Përgjigje: Shqipëria në “Top Channel”, për fatin e saj të mirë dhe në emër të interesit të publikut të apasionuar, ka patur dy edicione shumë të suksesshme dhe interesante të formatit që jo domosdoshmërisht ka vëmendjen time si format.
-Si do ta ndanit të qenit popullor nga të qenit populist?
Adi Krasta dhe Adi Krasta
-Cilat lloje të ashtuquajtura “fama”, përbuzni, ironizoni apo ju shkaktojnë alergji? Cilat janë llojet tuaja të alergjive?
Fama me zor e një njeriu që njihet si plehrë më jep shqetësim.
-Na zbuloni disa nga frikërat tuaja: Nga qeni, nga vetmia, nga uji i nxehtë i dushit, nga ëndrrat, nga humbja “e elektoratit”, nga dobësia apo shëndoshja, nga fjala, (nga mikrofoni duket që nuk keni), nga të huajt, nga sëmundjet, nga kukullat, nga errësira, nga tradhtia, nga mosha, nga vetja, nga Perëndia …etj.
Përgjigje: Frikërat e mia- Tradhtia, Mosha, Vetja.
Ky lajm është publikuar: 06/06/2009