Adili transferohet në Basel

“Ne kemi arritur marrëveshje me lojtarin. Më së largu në pranverë, Adili do të na bashkohet ne”, deklaroi presidenti i Baselit, Bernhard Heusler.
Respektivisht, 18 vjeçari pritet t’i bashkohet ish ekipit të Xherdan Shaqirit e Granti Xhakës më 1 prill, pasi që kontrata me Graashoppersin do t’i skadojë më 30 mars.
Ai mund të përdoret në AXPO Super League të Zvicrës nga Baseli vetëm nga muaji prill. Drejtori sportiv i Baselit, George Heitz është i bindur se Adili është e ardhmja e ekipit zviceran, por edhe e futbollit të këtij vendi në përgjithësi.
Adili njihet për rekordin që e kishte thyer në moshën 15 vjeçe e 286 ditë, duke u bërë lojtari më i ri që shënon gol në elitën e futbollit zviceran. Adili luan për përfaqësuesen zvicerane U21, ndërsa te Baseli do të kalojë si transfer i lirë.