Romeu mungon gjashtë muaj

Mesfushori i Chelseat, Oriol Romeu do të qëndrojë jashtë fushës së blertë për gjashtë muaj, pas lëndimit që e pësoi në gju, njoftoi klubi anglez. 21 vjeçari ka kryqëzuar ligamentet të shtunën, në fitoren 3:1 ndaj Sunderlandit.
Romeu luajti 20 minuta në Wearside para se të zëvendësohej nga Oscar. Mesfushori brazilian shpresonte të jetë i aftë për të udhëtuar në Japoni, për të marrë pjesë në Botërorin e klubeve, por lëndimi i tij ishte më serioz se që dukej.
Romeu ka zhvilluar nëntë ndeshje me Blues këtë edicion, duke realizuar një gol. Ai ka luajtur 33 herë për ekipin londinez, prej se u transferua në vitin 2011 nga Barcelona.