Casillas dëshiron të përmirësohet

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas beson se ka vend për përmirësime, edhe pse konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë në botë.
Viti 2012 ishte sensacional për portierin spanjoll, i cili e ndihmoi Real Madridin ta fitojë titullin në La Liga dhe Superkupën e Spanjës, për ta mbrojtur më pas edhe titullin e kampionit të Evropës me Spanjën.
“Ishte një vit mjaft i mirë, si me ekipin ashtu edhe me përfaqësuesen. Ishin momente speciale, të cilat i shijova. Jam i lumtur dhe është kënaqësi gjatë tërë jetës kur i kujton ato momente. Mirëpo, e rëndësishme është që të mundohem të mësoj edhe më shumë dhe të përmirësohem”, tha Casillas për uebfaqen zyrtare të klubit.