E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata “Basha” do aspirojë kthimin e Tiranës në një metropol të vërtetë evropian

11-07-2011 / Gazeta 55

Ndërtimi i një perspektive që do e rreshtojë kryeqytetin tonë në adresarin ekonomik turistik e kulturor të Evropës do të jetë aspirata e administratës së re që do të drejtojë pas pak ditësh bashkinë e Tiranës

Qytetarët e Tiranës zgjodhën projektin evropian në vend të vazhdimit të konfliktit politik të cilin dy vitet e fundit më së shumti e vuajtën ata. Lulzim Basha u fut në garë për kryetar të Bashkisë së Tiranës me një program të detajuar që prekte çdo problem të kryeqytetit. Që në krye të herës Lulzim Basha bëri me dije se për të si kryetar Bashkie nuk do të kishte betejë tjetër veçse ato me të cilat përballen qytetarët e Tiranës. “ dera ime do të jetë e hapur për këdo që ka probleme sepse Bashkia dhe kryebashkiaku duhet t’i dëgjojë dhe t’i zgjidhi këto probleme. Veshët dhe sytë e mi nuk do të mbyllen para asnjë problemi sado i rëndë qoftë sado larg të jetë për sa kohë është problem i qytetareve dhe i qytetarëve të Tiranës” - kështu është shprehur Basha gjatë fushatës elektorale. Basha solli në politikën shqiptare një model të ri të të bërit fushatë larg fyerjeve dhe akuzave ndaj kundërshtarit por vetëm për alternative për zgjidhje madje që në nisje të fushatës ai u kujdes që ta bënte të qartë se për të Edi Ramë nuk ishte një armik. “Ai nuk është armiku ynë dhe ndoshta në krye të herës edhe ka arritur ndonjë gjë për këtë qytet por që kur erdhi në krye të partisë Socialiste interesi i tij i vetëm është lufta politike me kryeministrin Berisha”- ka deklaruar Basha. një program i detajuar për të cilën stafi i përzgjedhur nga  zoti Basha ishte kujdesur deri në detaj u shpalos gjatë fushatës elektorale në takimet derë më derë në bashkëbisedimet me banorët e Tiranës në çdo rrugë e rrugicë, lagje e shesh, në takimet me intelektuale me studentë e pedagogë, fëmijë e të moshuar. Çdo interes i qytetarëve të Tiranës ishte planifikuar nga Lulzim Basha të reflektohej në planin e ri urbanistik të Tiranës. “Ne do të bëjmë realitet Tiranës evropiane që nis nga çdo qytet i çdo qytetari, jo Tiranën Europiane që nis nga emra të ndryshëm Europianë që mund t’i vendosim qendrës” - është shprehur Basha.
Për herë të parë Lulzim Basha solli një model të ri atë të bashkëbisedimit me qytetarët pasi siç vetë ai u kujdes që të artikulonte shpesh herë banorët e Tiranës duhet të jenë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes së tij. “Ne do ta vendosim punësimin fort si objektiv kryesor të aktivitetit të përditshëm të Bashkisë së Tiranës. Me uljen e taksave, me fondin e garancive ne do të mund të krijojmë vetëm gjatë 6 muajve të parë jo më pak se 10.000 vende pune, por ne do të vazhdojmë në këtë rrugë duke hapur punime infrastrukturore në të gjithë qytetin. Unaza e madhe do jetë një front pune i cili do të garantojë jo më pak se 5800 të punësuar Brenda 12 muajve të fillimit të punimeve”- ka deklaruar Basha.
Më tej, Basha është shprehur gjatë fushatës elektorale se “një vëmendje e veçantë në programin e zotit Basha i është kushtuar të pastrehëve dhe grave jo vetëm atyre kryefamiljare. Në programin tim të strehimit i cili parashikon një fond special për çiftet e reja në Tiranë dhe 1.000 apartamente sociale Brenda 4 viteve të ardhshme do të ketë vend të bollshëm për të trajtuar problemin e tyre. Ne do të përparësojmë punësimin e gruas dhe kushte të barabarta të pagesës së punës për gratë në qytet. Studentët, artistët, sportistët për herë të parë do të kishin vëmendjen konkrete për zhvillimin e Tiranës. Për Lulzim Bashën këto tre kategori janë krenaria e kryeqytetit, prandaj kujdesi për ta është më shumë se i domosdoshëm. “Unë jam i vendosur të përdor të gjithë energjitë bamirëse të këtij qyteti por duke venë bashkinë në krye të tyre të ngrenë një fond ekselence për të siguruar dinjitetin e plotë njerëzor gjatë gjithë jetës në çdo ditë të jetës të çdo autori prodhuesi të vlerave historike , kulturore të Tiranës dhe të Shqipërisë” – është shprehur Basha gjatë fushatës elektorale. Të moshuarit të cilët kanë sakrifikuar jo pak për të arritur këtu ku jemi sot natyrisht nuk mund të mbeteshin jashtë vëmendjes së programit të zotit Basha.“Unë do të përpiqem me mish e me shpirt për përmirësimin e kushteve të moshës së tretë në qytet” – premtuar Basha.
Programi i Bashës prekte çdo fushë të jetës së banorëve të Tiranës. Kjo dhe dëshmia e tij për të mbajtur premtimet bën që qytetarët e Tiranës  të rinj e të vjetër t’i besojnë atij të ardhmen e tyre në kryeqytet. Lulzim Basha shënon sot një nga bilancet më pozitive për në politikan. I diplomuar për drejtësi në universitetin e Utrehtit, Lulzim Basha do t’i bashkohej jetës politike aktive në vitin 2005-ës ku dhe do të zgjidhej si deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Po atë vit kryeministri Berisha do t’i besonte atij drejtimin e një prej dikastereve më të rëndësishme ku , dhe kishte përqendruar prioritetin e ti j për ndryshimin e Shqipërisë, Ministrinë e Transporteve. Me angazhimin, përkushtimin dhe vendosmërinë e tij nisën një investimesh të mëdha në infrastrukturë mes të cilave dhe “Rruga e Kombit” që shumëkush e konsideroi të pamundur por që shpejt u bë një realitet i prekshëm. “ Një moment që e kam imagjinuar përfytyruar, ëndërruar ndoshta me dhjetëra, ndoshta me qindra me mijëra herë. T’i falemi zotit që jemi brezi që bëmë realitet ëndrrën e të gjithë brezave”- ka deklaruar Basha pas përfundimit të rrugës së kombit. Ndryshimet në kabinetin qeveritar në vitin 2007, Lulzim Bashën do ta vendosnin në një tjetër pozicion kyç të qeverisë në atë të Ministrisë së Jashtme. Anëtarësimi në NATO dhe pavarësia e Kosovës ishin pikat kryesore të axhendës të ministrit të Jashtëm Basha. Shumë shpejt marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe të NATO-s, Bashkimit Evropian dhe të vendeve të rajonit do të njihnin një nivel të ri. E ndërsa vizitat e nivelit të lartë në Shqipëri pasonin njëri – tjetrin mes të cilave dhe ajo e George Ë Bush. Në prill të 2008-ës Shqipëria merr ftesën për anëtarësimin në NATO dhe një vit më pas bëhet anëtare me të drejta të plota. Shqipëria është anëtare e NATO, krah për krah me 27 vende të tjera, që përfaqësojnë aleancën më të shkëlqyer të vlerave, të demokracisë, të lirisë, të respektit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe padyshim që kemi arsye të jemi shumë krenar. Paralelisht me anëtarësimin në NATO, Basha realizoi një diplomaci aktive për pavarësinë e Kosovës dhe njohjen e saj ndërkombëtare. Në takimet ndërkombëtare ku në qendër ishte Kosova jo pak herë janë shkëmbyer replika të forta mes ministrit Basha dhe homologëve të tij serb e rus. “E rëndësishme është që në këtë udhëtim ajo nuk është e vetme. Ajo ka dhe do të vazhdojë të ketë mbështetjen e Shqipërisë”- ka deklaruar në takimet e rëndësishme z.Basha.
Në vitin 2009, Lulzim Basha zgjidhet sërish deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Këtë vit kryeministri Berisha i beson atij një tjetër dikaster të rëndësishëm, Ministrinë e Brendshme, përveç punës shumë komplekse në këtë ministri Basha duhej të drejtonte punën për përmbushjen e 80% të kushteve teknike për të realizuar heqjen e vizave dhe të bindte homologët e tij të vendeve të Bashkimit Evropian se Shqipëria e meriton këtë vendim. Nën drejtimin e Bashës policia arriti në një nivel të lartë profesionalizmi i vlerësuar edhe nga zyrtarët e lartë të policisë europiane. Përmbushja e detyrimeve të udhërrëfyesit në një kohë rekord bëri të mundur që qytetarët Shqiptarë të lëvizin të lirë në mbarë Europën. E ndërsa avioni me qytetarët e parë që udhëtojnë pa viza u nis në dhjetor drejt Brukselit, Lulzim Basha shënoi një tjetër rekord në karrierën e tij politike.
Ky sukses u pasuar nga një tjetër fitore e zgjedhjeve në kryeqytet ku përballë kishte kryetarin që kish qeverisur për 11 vjet Bashkinë e Tiranës, njëherësh kryetarin e partisë Socialiste Edi Rama. Me drejtimin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha synon kthimin në një metropol të vërtetë të Tiranës. “Tani puna fillon. Ju jeni të parët, Tirana është e para”.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›