Greqi, fushatë vaksinimi kundër gripit të derrit
Grupet e para në fjalë, pacientë të prekur nga sëmundje kronike, gra shtatzëna, personeli i spitaleve dhe fëmijë nën gjashtë muaj, do të vaksinohen të parët në periudhën 10 deri 25 nëntor, vendosi Komiteti kombëtar për pandeminë.
Faza e dytë e vaksinimit, që do të zhvillohet në mes të dhjetorit, do të përfshijë, sipas vendimeve të komitetit, personat në gjendje të mirë shëndetësore të grupmoshës 15-40 vjeç, ata të moshës 40-50 vjeç, dhe më tej personat e moshës 50-60 vjeç. Fëmijët në gjendje të mirë shëndetësore të moshës nën 15 vjeç dhe personat mbi 65 vjeç do të vaksinohen të fundit.
Dozat e para, që përfshijnë 1,5 milionë vaksina nga 3,5 milionë të porositura pranë laboratorëve GlaxoSmithKline dhe Novartis, pritet të mbërrijnë në nëntor, shtoi komiteti.
Sipas agjencisë ANA, autoritetet greke janë shprehur për një dozë të vetme, duke rezervuar një vaksinim me dy doza për fëmijët nën 10 vjeç ose për personat mbi 60 vjeç të grupeve më të rrezikuar.
Tre persona, ndër të cilët një turist francez 29 vjeç, kanë vdekur nga virusi H1N1 në Greqi, ku janë diagnostikuar mijëra raste që prej shfaqjes së gripit të ri në muajin maj.