E Shtunë, 31 Tetor 2026

1,4 ton marijuanë zbulohen në aeroportin e Amsterdamit

''Droga u sekuestrua në një ngarkesë me pompa për akuariume që vinte nga Bangkoku'', theksoi Robert van Kapel, një zëdhënës i policisë së aeroportit.

Sekuestrimi solli edhe arrestimin e dy holandezëve, përkatësisht 40 dhe 45 vjeç.

Sasia e marijuanës së sekuestruar në aeroport në disa javë arrin në 2,5 ton, pas zbulimit më 15 shtator të 1,2 tonëve të kësaj droge të fshehur në ngarkesën e ardhur nga Tajlanda.

"Është shumë e çuditshme, pasi zakonisht ne zbulojmë heroinë ose kokainë të fshehur në veshje, por kurrë marijuanë'', shtoi zëdhënësi

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›