E Diel, 1 Nëntor 2026

Administrata Tatimore apel bizneseve te perfitojne nga ligji i Faljes

Administrata Tatimore, 3 muaj para mbarimit të ligjit të faljes bën apel të gjitha bizneseve që të ofrohen dhe të përfitojnë nga ky ligj.

Sipas drejtorit të shërbimit të tatimpaguesve. Erjon Prifti, deri tani janë falur plot 32 mijë e 400 raste, me një vlerë prej rreth 3 miliardë lekë.

Ndërkaq, janë pjesë e procesit dhe ato biznese, të cilat duhet të paguajnë 30 dhe 50 për qind principal, në vlerën totale 4.3 miliardë lekë.

Sipas Priftit, deri tani janë paguar vetëm 34 milionë lekë.

Sipas informacionet nga Tatimet janë thuajse zero individët, të cilët kanë legalizuar asetet e tyre.

Nga gjoba apo kamat-vonesat, taksat që janë falur në nj nivel më të lartë janë TVSH-ja, me vlerë 1 miliardë lekë, tatimi mbi fitimin me vlerë 876 milionë lekë etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›