Topi-Fisher Te forcohet dialogu politik
Presidenti i Republikës Bamir Topi ka zhvilluar një takim zyrtar me homologun t tij austriak Hajnc Fisher, në Pallatin Presidencial në Vjenë.
Kreu i shtetit austriak siguroi se vendi i tij do të vazhdojë të japë të gjithë mbështetjen e fuqishme në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm të Shqipërisë në të gjitha drejtimet, si dhe në integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
Nga ana e tij, Presidenti Topi vuri në dukje rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare me Austrinë.
Thellimi i bashkëpunimit, sipas kreut të shtetit shqiptar, ka si qëllim intensifikimin e investimeve të biznesmenëve austriakë në sektorë të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë shqiptare, si në infrastrukturë, energjetikë, turizëm, etj.
Presidenti Topi shprehu mirënjohjen për të gjithë mbështetjen e vazhdueshme e të gjithanshme të Austrisë, sidomos në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, si përparësi themelore e politikës së jashtme shqiptare.
Të dy Presidentët, vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore mes dy vendeve dhe nënvizuan vullnetin për t’i forcuar dhe intensifikuar më tej ato, veçanërisht në drejtim të forcimit reciprok të dialogut politik.
Gjatë vizitës zyrtare, Presidenti Topi dhe Zonja e Parë zhvilluan edhe një takim të me përfaqësues të diasporës shqiptare në Austri. Me këtë rast, Presidenti Topi dekoroi me “Medaljen e Mirënjohjes”, Shoqatën “Aleanca për Fëmijët”.