Administrata, emerime politike
Emerimet politike ne administraten publike mbeten ende nje problem i cili nenvizohet ne raport, ku evidentohet largimi i te trajnuarve. "Ne administraten publike, viti i fundit pa perseri nje rotacion te konsiderueshem ne organike, duke vazhduar te mbetet problem niveli i perkatesise partiake i perdorur ne procesin e rekrutimit", theksohet ne raportin vjetor te OSBE-se. Po keshtu theksohet se megjithese nje numer i madh i te larguarve jane ankuar me sukses prane Komisionit te Sherbimit Civil dhe me pas i kane fituar ceshtjet e tyre ne Gjykaten e Apelit. Vetem nje numer i vogel rastesh jane kthyer ne vendet e tyre te meparshme te punes. Nga ana tjeter shihet jo transparence ne disa largime punonjesish nga radhet e administrates publike, duke ia lene vendin njerezve politike.