E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi, ftese per biznesin italian

TORINO-Presidenti i Republikes, Bamir Topi se bashku me Zonjen e Pare, Teuta Topi dhe ne krye te nje delegacioni te perbere nga perfaqesues te qeverise, parlamentit, te botes akademike dhe biznesit, vizitoi dje qytetin verior italian te Torinos. Ai u prit nga Kryetari i Bashkise, Serxho Kiamparino, me te cilin zhvilloi nje takim te shkurter ne zyre dhe nje tjeter, me te zgjeruar, ne Keshillin bashkiak. Me pas Kreu i shtetit shqiptar u takua me Presidenten e Rajonit te Piemontes, Mersedes Breso. Gjate takimit me Presidenten rajonale piemonteze, Presidenti Topi dha nje panorame te zgjeruar te ndryshimeve pozitive qe kane ndodhur ne Shqiperi, reformat e ndryshme qe jane ndermarre, permiresimin e legjislacionit fiskal, klimen shume te favorshme ekonomike dhe per terheqjen e investimeve te huaja ne fusha te ndryshme si energjia, agro-biznesi, turizmi, etj. Kreu i shtetit shqiptar duke vene ne pah faktin qe nje pjese e rendesishme e delegacionit zyrtar perbehet nga perfaqesues me peshe te biznesit dhe sipermarrjes shqiptare, theksoi rendesine e inaugurimit te Zyres se Biznesit dhe Komunikimit ne Torino dhe frutshmerine e shkembimit te vizitave te te tilla niveleve. Presidenti Topi e ftoi Presidenten rajonale te Piemontes per nje vizite zyrtare ne vendin tone ne kuader te forcimit te bashkepunimit te gjithanshem me rajonin piemontez ku bashkesia shqiptare, me gati 2200 sipermarrje, eshte krejtesisht e integruar dhe sherben si nje ure e fuqishme lidhese dhe bashkepunimi. Nga ana e saj zonja Breso vleresoi maksimalisht viziten e Presidentin Topi dhe te delegacionit qe ai kryeson si shenje e marredhenieve te shkelqyera ne te gjitha fushat e te nivelit me te larte qe ekzistojne mes dy vendeve tona, duke vene ne dukje jo vetem lidhjet historike dhe shpirterore mes dy popujve, por edhe rolin e cmuar qe luajne emigrantet shqiptare ne kete drejtim. Breso e priti me kenaqesi ftesen e Presidentit Topi per te vizituar Shqiperine dhe e siguroi per vullnetin e autoriteteve vendore piemonteze qe te mbeshtesin vendin tone jo vetem ne rrugetimin e tij integrues ne strukturat euro-atlantike, por edhe me investime konkrete per zhvillimin e metejshem ekonomik. "Mund t'ju them qe Shqiperia sot eshte ne nje situate te re. Parashikohet qe ne prillin qe vjen, ne 2009, Shqiperia te jete bere anetare me te drejta te plota e NATO-s. Perdite e me shume shenon perparime ne drejtim te aderimit ne Bashkimin Evropian. Ka marredhenie intensive me Italine. Dialogu politik eshte ne nivelin me te larte", deklaroi Topi. "Per Rajonin e Piemontes keto vende paraqesin shume interes sepse perbejne kufijte e BE-se ne terma ekonomike dhe politike", tha tha presidentja e Piemontes, Mersedes Breso.

Topi me studente shqiptare

Presidenti Bamir Topi vizitoi Universitetin e njohur te Studimeve "La Sapienca" te Romes ku u prit dhe zhvilloi nje takim te vecante me Rektorin e porsazgjedhur, Prof. Luixhi Frati por dhe me nje grup te madh studetesh shqiptare qe studiojne atje. Ai u shpreh se kur kishte vizituar per here te pare kete Universitet me 15 tetor 1987, Shqiperia ishte e izoluar dhe studentet shqiptare qene shume te pakte ne numer. "Sot Shqiperia eshte nje vend i lire, i hapur qe synon te integrohet plotesisht ne familjen e madhe europiane, dhe integrimi vjen edhe nepermjet universitetit, rretheve akademike, studenteve shqiptare, te cilet studiojne ne Itali dhe qe kapin shifren prej 15 mije vetesh", deklaroi Topi. Ne gjithe kete rrugetim integrues, Shqiperise sipas tij, i eshte dhene nje ndihme e jashtezakonshme nga profesoret e ketij universiteti te nderuar.

Ne perfundim te kesaj vizite, Kreu i shtetit vizitoi Qendren e Studimeve Shqiptare te Fakultetit te Letersise dhe Filozofise te Universitetit "La Sapienca" ku u njoh nga afer me punen shumevjecare dhe te rendesishme akademike te kesaj Qendre, nga drejtuesi i saj me origjine arbereshe, Prof. Elio Mirako.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›