Ambasadori Uidhers dhe kryeministri Berisha, sot bashke ne nje ceremoni
TIRANE -Kryeministri Berisha dhe ambasadori amerikan ne Shqiperi, Xhon Uidhers do te jene diten e sotme bashke te pranishem, ne ceremonine e nenshkrimit te fazes se 2-te te Programit Prag te Koorporates se Sfides se Mijevjecarit ne Shqiperi. Pavaresisht toneve te ashpra te ambasadorit amerikan ndaj qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha ne lidhje me pavaresine e Prokurorise, duket se ceremoniali qe do te zhvillohet paraditen e sotme ne hotel "Sheraton" do te beje qe Berisha dhe Uidhers te pershendeten dhe madje te kene mundesine edhe per nje bisede mes tyre. Ndoshta dhe per te c'tensionuar dhe situaten e krijuar pas perplasjeve me te fundit mes ekzekutivit dhe prokurorise dhe sidomos, paralajmerimeve te forta te djeshme te ambasadorit te SHBA-se. Marreveshja e dyte e Shqiperise per Sfidat e Mijevjecarit do te nenshkruhet nga Drejtorja e USAID, Roberta Mahoney dhe ministri i Financave, Ridvan Bode. Ne nje panel te perbashket protokolli parashikon edhe uljen e kryeministrit Sali Berisha, ambasadorit Xhon Uidhers dhe perfaqesueses te larte te Koorporates se Sfides se Mijevjecarit, Sherri Kraham. Ne ceremoni do te kete edhe nje prezantim te shkurter per mediat lidhur me ecurine e fazes se pare te projektit per Sfidat e Mijevjecarit dhe nje ekspoze mbi arritjet e realizuara me mbeshtetjen e programit ne Agjencine e Prokurimit Publik, zyren e Avokatit te Prokurimeve, Qendren Kombetare te Regjistrimit, Tatime.
Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te punonte e qete pa asnje presion politik qe mund te vinte nga qeveria ne lidhje me ceshtje te debatuara se fundmi.
Ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers deklaroi se Prokuroria e Pergjithshme duhet te punonte e qete pa asnje presion politik qe mund te vinte nga qeveria ne lidhje me ceshtje te debatuara se fundmi.