E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata ne zgjedhje

E marte 27 Mars 2012 1631 ILIR RUSMAILIPartite politike refuzojne te heqin dore nga pushteti qe kane mbi administraten elektorale dhe zgjedhjet e 2013 do te menaxhohen serish nga komisione te politizuara. Gjate dite se dyte te seminarit per reformen elektorale maxhoranca dhe opozita kane shprehur qarte se formula aktuale e administrimit zgjedhor nuk do te ndryshoje edhe ne zgjedhjet e ardhshme elektorale. Bashkekryetari demokrat i komisionit te reformes zgjedhore Ilir Rusmali duke iu referuar edhe diskutimeve te eksperteve ka deklaruar se administrate vertet eshte politike por konsiderohet e balancuar pasi zgjidhet si nga e majta dhe nga e djathta prandaj ka ende potenciale veprimi. Sipas Rusmalit ndryshimi i madh ne zgjedhje duhet te vije nga partite politike te cilat nuk duhet te sulmojne institucionet qe i ngrene vete per te administruar zgjedhjet pasi vetem ndryshimi i sjelljes politike mund te permiresoje standardet zgjedhore. Nderkohe qe bashkekryetari socialist i komisionit te reformes Damian Gjiknuri duke pranuar formulen aktuale ne komisionet e nivelit te dyte dhe te trete ka deklaruar se kompozimi i KQZ duhet te ndryshoje detyrimisht pasi deshtoi ne zgjedhjet e kaluara. Ndersa te dy palet ende nuk kane propozime specifike per formulen e KQZ eksperti nderkombetar Charles Lasham ka propozuar disa modele te vendeve te tjera. Ai solli formulen e Anglise ku KQZ eshte jopolitike dhe 10 anetaret e ketij institucioni zgjidhen nga te gjitha fushat nderkohe qe partite kane vetem keshilltare politike. Nje tjeter model sipas Lasham i aplikueshem per Shqiperine eshte ai i Maqedonise ku kreu i KQZ i takon opozites. Nder rekomandimet e ekspertit Lasham eshte zgjatja e mandatit te KQZ me shume se 4 vjet si dhe heqjen e perfaqesuesve te partive prane KQZ. Administrimi i zgjedhjeve menyra e numerimit te votave dhe procesi i ankimimeve jane ceshtjet te cilat komisioni i reformes duhet te mbylle deri ne fundin e muajit prill.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›