Ligji i lustracionit, shoqëria civile draft për hapjen e dosjeve

Duke e cilësuar politikën si një nga pengesat kryesore për ligjin e lustracionit, shoqëria civile harton vetë një draft për hapjen e dosjeve për ish- zyrtarët. Sipas draftit pastërtia e figurave për çdo funksionar do kryhet nga periudha 1944 deri 1991 dhe do përfshijë deputetë, zyrtarë te lartë, deri tek Kreu i Shtetit.
I shfaqur pas një kohe të gjatë, ish kryeministri Aleksandër Meksi, hodhi akuza për zhdukjen e dosjeve të sigurimit të shtetit gjatë kësaj periudhe.
Hartuesit e draftit hedhin dyshime në gatishmërinë e politikës për miratimin e tij në Kuvend.
Projekti prej 31 nenesh parashikon që të jetë Autoriteti i Kontrollit të Figurave, i cili do të ketë të drejtën e hapjes së dosjeve. Zyrtarë të cilët rezultojnë të kenë qenë pjesë e shërbimeve sekrete do të pranojnë dorëheqjen nga posti që mbajnë.