Rama takime në Londër: Prezantova vizionin e PS-së
Partia Laburiste do të mbështesë PS-në në progamin e saj për një Rilindje shqiptare. Angazhimi është shprehur nga kreu i laburistëve, Ed Miliband, gjatë takimit në Londër me kreun e opozitës Edi Rama.
Sic njofton zyra për shtyp e PS-së, Miliband ka përgëzuar opozitën shqiptare për hapat e ndërmarrë në drejtim të përhpejtimit të procesit integrues të Shqipërisë.
Ndërsa në takimin me ish-ministrin e Jashtëm, David Milliband, njëkohësisht dhe Drejtor i Politikave në qeverisjen e Tony Blair, u fol për cështje konkrete të programit të socialistëve, si punësimi, apo përmirësimi i shërbimeve.
Gjatë qëndrimit në Londër Edi Rama, ka mbajtur një lesion edhe në “London School of Economics”, ku ka diksutuar mbi mënyrën se si qeveria e nesërme e socialistëve do të luftojë korrupsionin.
Në këtë vizitë Rama shoqërohet nga Ditmir Bushati dhe sekretari për rininë dhe emigracionin, Erjon Veliaj.