Edhe BE kunder Ekrem Spahise

E marte 27 Mars 2012 1714
FLAMURI I BEDelegacioni i BE ne Shqiperi ka reaguar mbi deklaratat e zv/ministrit te Mbrojtjes Ekrem Spahia kunder manifestimit te homoseksualeve.
Ky manifestim qe zhvillohet ne diten kunder homofobise me 17 maj eshte lajmeruar se do te mbahet edhe ne vendin tone. Sipas nje komunikate te misionit te BE ne Shqiperi ne marreveshje me ambasadoret e vendeve te ketij unioni ne Shqiperi denohet cdo retorike diskriminuese dhe nxitje per urrejtje dhe dhune. Ne komunikate thuhet se Shqiperia ka ratifikuar konventen evropiane te te drejtave te njeriut dhe ka aprovuar ligjin per mbrojtjen kunder diskriminimit dhe lufta kunder diskriminimit eshte nje nder 12 prioritetet kyce te opinionit te 2010-es. Delegacioni i BE ne Shqiperi u ben thirrje autoriteteve shqiptare te sigurojne qe sjellje te tilla te mos perseriten.
Komente
Facebook