Administrata, qeveria vende te reja pune te perkohshme
Keshilli i Ministrave mori diten e djeshme vendimin per hapur disa vende te reja pune te perkohshme ne pjese te administrates qe kane me shume nevoje per to. Keshtu sipas vendimit te djeshem, keto shtesa punonjesish te perkohshem kalojne per Zyrat e Gjendjes Civile ne nje pjese te vendit dhe ne Qendren e Transferimit te Teknologjive Bujqesore te vendosur prane ministrise se Bujqesise, Ushqimit dhe Mbrojtjes se Konsumatorit. Me keto shtesa punonjesish, sipas vendimit te marr dje nga Keshillimi i Ministrave, numri i punonjesve me kontrate te perkohshme per vitin 2009, per ministrite dhe institucionet qendrore shkon ne 2 430 punonjes. Me shtimin e numrit te punonjesve prane Zyrave te Gjendjes Civile qeveria ka vendosur tij jap nje hov te ri edhe procesit te shperndarjes se kartave te identitetit dhe pasaportave biometrike. Kjo edhe per arsyen se me qindra qytetare jane ankuar mbi funksionin e ngadalte te shperndarjes se kartave te identitetit, kryesisht ne rrethe te ndryshme te vendit. Po keshtu ne disa komuna te vendit ky proces ende nuk ka eshte futur ne normalitet.