E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Berisha, mos me sulmo mua, kerko ndjese per Pangon"

Kryebashkiaku i Tiranes Edi Rama i beri thirrje dje kryeministrit te kerkoje ndjese publike per skandalin e Pangos. "Kjo flet qarte per deshtimin e njeriut qe drejton qeverine. Pasi ai s'ka zgjedhur njerez qe i sherbejne popullit", tha Rama duke iu pergjigjur akuzave nga Berisha. "Ne vend qe te shaje punen e bashkise, Berisha te kerkoje ndjese per episodin me Pangon dhe te inkurajoje te gjithe ata qe duan pune ne administrate". Keshtu ka deklaruar dje nga salla e bashkise se Tiranes, kreu i saj, Edi Rama, pas akuzave te leshuara nga kryeministri po gjate dites se djeshme. Berisha akuzoi Ramen se po ben korrupsion me lejet e ndertimit. Kryetari i bashkise se Tiranes nepermjet nje deklarate per shtyp beri me dije se akuzat e Berishes jane te njohura tashme dhe nuk cudisin asnje. "Berisha derdhi nje sasi tjeter balte mbi mua dhe bashkise se Tiranes. Prisja qe kryeministri te bente ndjesen e tij para opinionit, administrates se ketij vendi dhe te inkurajonte te gjithe ata qe duan pune ne shtet", tha Rama. Duke qene se ne epiqender te vemendjes ka qene skandali seksual i ish-ministrit Pango, Rama nuk iu shmang kesaj dhe cilesoi se "episodi ka te beje me nje shperdorim te besimit te popullit tek shteti. Abuzim konstant me ligjin e sherbimit civil. E llogarit apo jo kete episod Berisha, nuk dua t'ia di, prisja qe ai te fliste sot para qytetareve per kete".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›