Legalizimet, pagesa ne dore 20 % ulje

Nese parate ne kembim te legalizimit te baneses shlyhen cash, menjehere perfituesi do te kete 20 per qind bonos, tha dje Drejtori i Agjencise se Legalizimit, Shaban Memia gjate shperndarjes se certifikatave te para te lejes se legalizimit per 5400 objekte, qe ndodhen ne disa qarqe te vendit. Sipas vendimit te qeverise, ne rast se qytetaret paguajne detyrimin financiar te gjithe njeheresh, do te perfitojne ulje 20 per qind te vleres. Kush perfundon kete proces brenda vitit, do te kete ulje deri ne masen 10 per qind. Ndersa per ata qytetare qe nuk kane mundesi financiare per ta paguar menjehere do te perdoret sistemi me keste deri ne 3 vjet. Gjate kesaj periudhe prona regjistrohet ne hipoteke dhe mbetet ne pronesi te shtetit, deri ne momentin qe perfundon pagesa. Memia theksoi se, jane plotesuar te gjithe komponentet e domosdoshem ligjore dhe eshte bere e mundur pajisja e poseduesve te tyre me lejen e legalizimit per 4 504 pasuri informale. "Eshte pergatitur dokumentacioni teknik dhe jane bere perllogaritjet mbi detyrimet financiare per 12 297 objekte informale, nje pjese e poseduesve te te cileve kane nisur shlyerjen e detyrimeve", vijoi Memia. Sipas tij, duke qene se, keto objekte i ndan nga pajisja me lejen e legalizimit vetem pagesa e detyrimeve financiare, ALUIZNI ka ndermarre nje fushate sensibilizuese per te ndergjegjesuar poseduesit e ndertimeve mbi rendesine dhe perfitimet e procesit te legalizimit, urbanizimit dhe integrimit te objekteve pa leje. "Per 6 620 apartamente dhe ambiente social-ekonomike informale te ngritura ne ndertime pa leje eshte pergatitur dokumentacioni i nevojshem, jane shlyer nga poseduesit e tyre detyrimet financiare te procesit dhe eshte e mundur pajisja me lejen e legalizimit", tha ai. Per rreth 6 674 shtesa informale te ngritura ne objekte te ndertuara para vitit 1993, eshte pergatitur dokumentacioni i nevojshem dhe poseduesit e tyre jane ne fazen e shlyerjes se detyrimeve financiare. Por, kreu i ALUIZNI-t theksoi gjithashtu se, jane identifikuar ne terren rreth 10 mije pasuri informale te ngritura ne zonat me perparesi zhvillimin e turizmit, ne zonat per te cilat jane miratuar studime urbanistike, apo ne territoret qe gezojne mbrojtje te vecante ligjore. Sipas tij, nisur nga numri i Pergjithshem i objekteve informale te vetedeklaruara administrata e ALUIZNI-t ka perfunduar dokumentacionin e nevojshem per rreth 70 % te pasurive informale te vetedeklaruara Ky kontingjent pret legalizimin ne varesi te pageses se detyrimeve financiare nga poseduesit e pasurive. Sipas ligjit, leja e legalizimit te ndertimeve informale do te mund te jepet vetem pasi te verifikohen emrat e ish-pronareve, ne trojet e te cileve jane ndertuar keto objekte. Nderkohe, personat qe jane bere pjese e procesit te legalizimit perpara se te marrin lejen e legalizimit, duhet te paguajne te gjithe detyrimin financiar si cmimin e tokes, tarifen e sherbimit etj. Keto para do te shkojne per kompensimin e ish-pronareve dhe vetem pasi keta te fundit te kene marre parate, atehere do te mund te jepet tapia, per ata qe perfitojne nga procesi i legalizimit.
Pas legalizimit, nis kompensimi me tokat e lira
Tokat e lira, qe do te evidentohen pas mbylljes se procesit te legalizimeve, do t'u kthehen subjekteve te shpronesuara ne nje proces te dyte. Megjithate, ky proces duket se, nuk do te nise menjehere, sepse pritet qe te perfundoje evidentimi i trojeve te lira qe do t'u kthehen ish- pronareve ne nje proces te mevonshem. Sipas, burimeve zyrtare nga Agjencia e Legalizimit dhe Urbanizimit te Zonave informale, siperfaqet e lira te tokave brenda zonave informale qe variojne nga 500 deri ne 1200 m2 do t'u kthehen ish-pronareve te ligjshem. Tashme me pergatitjen e dokumentacionit te nevojshem te zonave qe do te legalizohen, po punohet edhe per menyren se si do te kompensohen subjektet, prona e te cileve eshte zene nga keto ndertime pa leje. Nje nder variantet qe po diskutohet nga specialistet e ALUIZNI-t eshte edhe ai kompensimit te subjekteve te shpronesuara me tokat e lira qe do te mbeten ne zonat informale qe do te legalizohen. Pikerisht per kete ceshtje, specialistet e ALUIZNI-t theksojne se, "per territoret qe jane brenda ketij territori qe ne paraqesim ne harta dhe presim te legalizohen, por qe jane hapesira te lira nga 500, 800 deri ne 1200 metra katrore, do te identifikohen dhe do t'u kthehen pronareve te ligjshem".
Te dhenat
-80 per qind e fondit te parave qe do te grumbullohet nga pagesat e subjekteve per te legalizuar objektin e ndertuar do te kaloje per kompensimin e pronareve te truallit te zene me ndertime.
-1200 m2 eshte siperfaqja maksimale e tokes se lire qe mendohet t'u kthehet ish-pronareve brenda zonave informale.
-400 mije leke eshte vlera maksimale e pageses qe do derdhe ndertuesi i objektit ne zone informale sipas siperfaqes qe ka ndertuar.