Topi: E dekretova menjehere shkarkimin e Pangos
Kreu i shtetit pranon se ka firmosur pa hezitim largimin e ish-ministrit te Kultures nga detyra. Presidenti Bamir Topi ka reaguar dje rreth shkarkimit te Ylli Pangos nga Minister i Kultures Rinise dhe Sporteve, teksa eshte shprehur se "reagova ne menyre institucionale rreth dekretimit te shkarkimit te Pangos nga posti i Ministrit". Deklaratat e Presidentit u bene ne viziten e tij ne Muzeun Kombetar. Topi sqaroi se dekretimi erdhi menjehere pas propozimit te kryeministrit Berisha. "Ju siguroj, se me te ardhur ne tavoline propozimi i Kryeministrit nuk kane kaluar shume minuta dhe une kam dekretuar shkarkimin. Ky veprim flet qarte dhe eshte media ajo qe ben komentet ne funksion te veprimit. Por, i mbetem gjithmone atij parimi qe Presidenti shprehet me dekret', theksoi ai. Lidhur me emerimin nga Kryeministri Berisha, te z. Ardian Turku ne kete post ministror, Kreu i shtetit theksoi se "ka degjuar per emerimin e tij, por ne linje zyrtare ende nuk ka arritur ne Presidence". Kreu i shtetit shtoi se do te beje dekretimin e emerimit te Ministrit te ri, Ardian Turku sapo kreu i qeverise t'ia propozoje kete. "Paprakisht e vleresoj personalitetin e z. Turku dhe pa pike medyshje ai do te dekretohet ne momentin e pare qe do te arrije ne zyren time", tha Topi.