Topalli: Zyrtaret spekulante do te perballen me ligjin
Kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli ka kercenuar edhe njehere dje se do te perfundojne ne burg te gjithe ata zyrtare qe abuzojne me detyren. Gjate fjales se marre ne nje takim me arsimtaret dhe grate e qytetit te Librazhdit, Topalli u shpreh se PD i ka kerkuar seriozitet ne pune cdo zyrtari. Duke u nisur nga precedenti i fundit, zj Topalli tha se "i kemi kerkuar cdo zyrtari seriozitet dhe perkushtim ne pune. Gjate mandatit qeverises mjaft prej tyre u kemi treguar deren e ligjit dhe drejtesise. Dhe keshtu do te jete per cdo spekulant, pushtetar i vogel apo i madh qofte. Toleranca do te jete zero". Per te uruar arsimtaret dhe nenat per festat Topalli zhvilloi nje takim ne sallen e shtepise se kultures se qytetit te Librazhdit. Fillimisht ajo eshte ndaluar per te vendosur nje buqete me lule para monumentit te poeteve martire Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. F. Salliu
"Vleresojme punen e ministrit Pango"
Te detyruar nga presioni i medias ne ditet e fundit kundrejt stafit dhe punes se bere ne Ministrine e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, ka evidentuar sukseset e prekshme te arritura ne kete dikaster. "Prej vitit 2007, puna ne te kater drejtimet qe mbulon Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve nen drejtimin e z.Ylli Pango, ka njohur nje rritje cilesore dhe sasiore, lehtesisht te konfirmueshme nga te gjithe.
Kjo pune eshte produkt i punes, seriozitetit dhe vullnetit te nje stafi te perkushtuar profesionistesh dhe teknikesh qe kane bere te mundur arritje thelbesore ne Turizem, Kulture, Rini dhe Sport", thuhet ne njoftimin e dhene per mediat. Sipas saj, te gjithe ata qe prej shume vitesh, apo se fundmi jane bere pjese e stafit te kesaj Ministrie, jane te vetedijshem per ritmin e larte te punes, kerkesen e larte te kerkuar ne pune dhe korrektesine qe iu eshte kerkuar ne zbatimin e detyrave dhe pergjegjesive perkatese. "Veme ne dukje, qe gjate kesaj periudhe marredheniet e Ministrit ne pune kane qene korrekte", thuhet ne njoftim. Te gjithe jane te vetedijshem per volumin e jashtezakonshem te punes, qe eshte ndjere ne te gjitha skajet e territorit shqiptar, kudo ku ka institucione ne varesi te MTKRS-se. "Ne kete aspekt nga pikepamja profesionale nuk mund te vihen ne dyshim rezultatet, te cilat jane reflektuar jo vetem ne mediat vizive apo te shkruara shqiptare, por edhe ato nderkombetare gjate gjithe kesaj periudhe. Si profesioniste te Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve shprehim falenderimin, respektin e treguar dhe reflektuar, por dhe debatet konstruktive, te cilat kane nje rezultat te perbashket; ate te afrimit te nje produkti cilesor artistik, kulturor, turistik, sportiv apo rinor, nen drejtimin e ministrit z.Ylli Pango", thuhet zyrtarisht nga Ministria. Ata kane garantuar se puna, do te vazhdoje me te njejtin ritem si nje detyrim profesional ndaj ligjeve te shtetit shqiptar."Te bindur qe puna e qindra punonjesve te sistemit te institucioneve te MTKRS eshte vleresuar ne vijimesi per cilesine e larte te saj, ne vijim mund te njiheni ne menyre te permbledhur me disa nga arritjet kryesore te kesaj Ministrie gjate periudhes 2007 -2009", thuhet ne njoftimin, e bere ne emer te te gjithe stafit te Ministrise se Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, dhe Institucioneve te saj te Varesise.
Investime madhore te kryera
U restaurua "Lidhja e Shkrimtareve" dhe u kthye ne Ministri te Turizmit, Kultures Rinise dhe Sporteve, ku vec zyrave ka dhe Salla Koncertesh, Salla te artit figurativ, Salla per aktivitete artistike ne sherbim te artisteve.
U rikonstruksionua Instituti i Monumenteve te Kultures "Gani Strazimiri" dhe u ndertua Shkolla e pare Shqiptare e Restaurimit ne bashkepunim me Qeverine Italiane.
U ndertua Biblioteka e Librit te Huaj, me pavijonet gjermane, italiane, franceze e angleze ne "Rrugen e Elbasanit".
Filluan punimet tek Piramida per kthimin e saj ne Qender te madhe Kulture, me nje vlere 570 milion leke (te reja), ku perfshihen Galeri Kombetare, Teater i Madh Kombetar dhe ambiente te tjera qe do ti sherbejne kultures dhe artit ne vendin tone. Eshte investimi me i madh ne Kulture ne njezet vitet e fundit.
Fillon rikonstruksioni i Bibliotekes Kombetare.
Projektet per vitin 2009
Filloi zbatimi i projektit 3.26 milione USD nga qeveria Spanjolle per rikonceptimin e Muzeut Historik Kombetar, por edhe per parqet arkeologjike te Apollonise e Antigonese si dhe krijimin e Strategjise se Marketingut te Turizmit ne Shqiperi.
Fillon procesi i tenderimit nderkombetar per fillimin e punimeve ne Kalane e Tiranes, Krujes dhe Himares me fondet e Komisionit Evropian (rreth 3 milione euro). Pak dite me pare jane konfirmuar edhe rreth 2 milione euro te tjera per Kalane e Beratit dhe Lezhes.
Vijon puna ne restaurimet ne Qafen e Pazarit ne Gjirokaster me financimin e qeverise Shqiptare dhe UNESCO. Vetem nga buxheti i shtetit jane planifikuar rreth 43 milione leke investime te tjera te perqendruara ne qendren historike te qytetit te Gjirokastres.
Berati i sapopranuar ne UNESCO pret rreth 60 milione leke investime nga buxheti i shtetit, duke u renditur ne vend te pare per nderhyrjet restauruese, me projekte qe do te ndryshojne faqen e lagjes karakteristike Mangalem, itinerari kryesor ne Kala si dhe ballit te lagjes Gorice.
Po hapet per here te pare Zyra e Koordinimit te Qendres Historike te Beratit qe do te lehtesoje procesin e marrjes se financimeve dhe projekteve nderkombetare ne funksion te qendres historike.
Perfshihen ne sistemin e MTKRS muzete arkeologjike te Butrintit, Apolonise, Durresit dhe Korces, duke e rritur numrin e pergjithshem te muzeve ne varesi ne 12, tashme te vizitueshem online ne disa gjuhe.