E Shtunë, 31 Tetor 2026

Administrata shtohet me 88 punonjes te perkohshem

Qeveria vendosi te shtoje dje me 88 persona, numrin e punonjesve te perkohshem me kontrate te administrates shteterore. Keshtu sipas vendimit te marre dje, ky numer nga 2568, qe ishte ne muajin prill, me shtesat e reja shkon ne 2656. Numri i ketyre punonjesve qe do te jene me kontrate te perkohshme, duhet t'i shtohet administrates brenda ketij viti. Ne muajin prill te ketij viti, qeveria me nje vendim parashikoni rritjen e numrit te punonjesve me kontrata te perkohshme, me 168 vende te reja pune. Propozimi u be nga Ministria e Financave dhe ka kaluar pa asnje problem ne qeveri. Tre institucionet qe perfituan me shume nga ky vendim ishin Ministria e Puneve Publike dhe me konkretisht ALUIZNI, Ministria e Brendshme dhe me konkretisht pjesa e gjendjeve civile, si dhe Instituti i Statistikave. Kjo eshte hera e katert qe qeveria miraton shtimin e listes se punetoreve me kontrata te perkohshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›