Dy kandidatet e PS dhe deputetet, ne 65 vjetorin e clirimit te Gjirokastres
Dy kandidatet per kryetar te Partise Socialiste, Edi Rama dhe Maqo Lakrori, pas publikimit te platformave te tyre perpara socialisteve gjirokastrite, te shoqeruar edhe nga deputete te tjere te PS-se kane marre pjese ne organizimet festive me rastin e 65-vjetorit te clirimit te qytetit te Gjirokastres. Ne keto festime, kane qene prezente figurat kryesore drejtuese te pushtetit vendor ne kete qytet, bashkine e te cilit e drejton socialisti, Flamur Bime. Njeheresh eshte evidentuar qendresa e forte antifashiste e shqiptareve, dhe ne kete kuader dhe e gjirokastriteve, te cilet nuk kursyen as jeten per clirimin nga murtaja fashiste ne luften e dyte boterore.